Anija cisternë “Central Park” me dy marinarë bullgarë, e cila u rrëmbye dje, 26 nëntor, nga sulmues të armatosur të panjohur në Gjirin e Adenit, tashmë është në vend të sigurt. Anija u lirua pasi një luftanije amerikane iu përgjigj një thirrjeje fatkeqësie, raportuan Reuters dhe Guardian, duke cituar autoritetet amerikane.
Cisterna tregtare është e ngarkuar me acid fosforik, lundron nën flamurin e Liberisë dhe është nën menaxhimin e kompanisë shumëkombëshe të anijeve "Zodiac Maritime" - pjesë e "Zodiac Group" të miliarderit izraelit Eyal Ofer. Supozohet se kjo është arsyeja se pse anija u bë shënjestër e një sërë sulmesh në Jemen lidhur me luftën midis Hamasit dhe Izraelit.
Një javë më parë, rebelët jemenas Houthi kapën një anije mallrash të destinuar për në Izrael në pjesën jugore të Detit të Kuq, kapiteni dhe ndihmësi i tij i parë i së cilës janë shtetas bullgarë.Bullgaria mbetet mbështetëse e palëkundur e përpjekjeve të Ukrainës për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, e cila të garantojë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Këtë e deklaroi ministri i jashtëm Georg Georgiev gjatë hapjes së..
Bullgarisë nuk do t’i duhet të shpëtojë shtete të eurozonës që hasin vështirësi. Këtë e deklaroi për BNR Liljana Pavllova, ish-nënkryetare e Bankës Evropiane të Investimeve. “Në marrëveshjet që nënshkruajmë dhe në rregullat që funksionojnë është..
Bullgaria përshëndet përpjekjet e vazhdueshme të SHBA-së dhe presidentit Donald Trump për ndalimin e zjarrit dhe vendosjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë, thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave në Facebook. Kushtet..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..