Është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në disa lokalitete për shkak të kushteve të rënda atmosferike të shkaktuara nga reshjet e dendura të borës gjatë fundjavës. Dita do të mbetet jomësimore për nxënësit e mbi 280 shkollave në trembëdhjetë rrethe.
Punonjësit e Drejtorisë "Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullsisë" i janë përgjigjur 1076 sinjaleve gjatë 24 orëve të fundit. 191 ekipe janë përfshirë në likuidimin e aksidenteve për shkak të kushteve të vështira atmosferike, 288 persona janë evakuuar, njofton MPB. Janë shuar 55 zjarre dhe janë kryer 1007 operacione shpëtimi dhe ndihmë.
Situata është më e rëndë në Bullgarinë Verilindore, ku është shpallur kod i kuq për mot të rrezikshëm. Në shumë fshatra të Varnës ende nuk ka energji elektrike dhe ujë dhe ato mbeten të paarritshme.
Vështirësi ka edhe në linjat hekurudhore në vend - disa trena nuk do të lëvizin, dhe disa të tjerë, si ata të shpejtë nga Sofja deri në Varna dhe nga Varna deri në Sofje, vonohen me gati dy orë e gjysmë.
Tri kompanitë e shpërndarjes së energjisë elektrike po vazhdojnë punën për eliminimin e ndërprerjeve të energjisë elektrike në disa vende për shkak të përkeqësimit të kushteve të motit në ditët e fundit, tha zv. ministri i energjisë Krasimir Nenov. Sipas tij, Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike tashmë ka hequr pjesën më të madhe të dëmeve.
Në territorin e Sofjes janë pranuar mbi 1500 raporte për pemë dhe degë të rëna, tha Teodora Polimerova, drejtoreshë e Drejtorisë "Klima, Energjia dhe Ajri" në Bashkinë e Sofjes.Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..