Gjatë natës, vranësirat nga perëndimi do të shtohen dhe do të trashohen, ndërsa paradite do të ketë borë vende-vende në rajonet perëndimore. Do të krijohet mjegull në disa vende në ultësira dhe gropa. Temperaturat minimale do të jenë në mes minus 4° dhe 1°, në Sofje - rreth minus 3°. Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje shiu, para mesditës në Bullgarinë Perëndimore - prej bore. Do të fryjë erë nga drejtimi jug-jugperëndimor, në shumicën e vendeve mesatare, në zonat lindore dhe në veri të maleve e fortë dhe përkohësisht me stuhi. Bashkë me të do të transferohet ajër i ngrohtë. Temperaturat e ditës do të rriten dhe maksimalet do të jenë nga 3°-4°, në fusha dhe lugina, deri në 13°-14° në disa vende në Bullgarinë Juglindore dhe në Paraballkanin Qendror, në Sofje rreth 5°.
Mbi malet do të mbajë vranësira me reshje bore, më të konsiderueshme në masivët e Bullgarisë Jugperëndimore. Në mbrëmje do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi dhe temperaturat do të rriten. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 5°, në 2000 m - rreth minus 2°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me erë. Do të fryjë erë e fortë nga jug-jugperëndimi. Në disa vende do të ketë reshje shiu, kryesisht pasdite. Temperaturat do të rriten dhe maksimalet do të arrijnë në 11°-13°. Eksitimi i detit do të rritet dhe do të jetë 3-4 ballë, në mbrëmje në veri të Kepit Kaliakra do të arrijë në 5 ballë.Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..