Presidenti i Unionit Bullgar të Futbollit Borisllav Mihajllov ka dhënë dorëheqjen. Vendimi vjen pas trazirave para stadiumit kombëtar “Vasill Levski” para dhe gjatë ndeshjes Bullgari-Hungari më 16 nëntor.
"Po jap dorëheqjen, nuk do t'u përgjigjem pyetjeve", tha Mihajllov për mediat. Unioni Bullgar i Futbollit do të menaxhohet përkohshëm nga Mihaill Kasabov, pasi Emill Kostadinov refuzoi të zëvendësojë Mihajllov. Më 6 dhjetor, udhëheqja e Unionit do të caktojë një datë për një kongres për të zgjedhur një president të ri. Para godinës së Bazës Kombëtare të Futbollit në Bojana gjatë takimit të shefave të futbollit ka pasur një roje të shtuar të policisë.Ansambli bullgar i përbërë nga Sofia Ivanova, Alina Kolomiec, Suzan Puladian, Danaja Atanasova dhe Viktoria Georgieva fitoi titullin e gjithanshëm në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Medalja e argjendtë i shkoi kampiones aktuale..
Maria-Magdalena Kireva fitoi medaljen e artë në kategorinë 76 kg për femra në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Kishinau. Bullgarja mblodhi në dyluftim 226 kilogramë (106 dhe 120). Në podiumin në kryeqytetin e Moldavisë, ajo bëri prova të..
Ultramaratonisti i verbër malor Viktor Asenov tani është pjesë e Sallës së Famës të Everesting, raportoi Sportal.bg. Nga data 21 deri më 23 mars, Viktori i paepur, siç është i njohur vrapuesi, ka bërë 19 ngjitje të njëpasnjëshme pa gjumë nga..