Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për shkak të zëdhënëses së tij, Lavrov e anashkaloi Bullgarinë

Foto: BGNES

Avioni me ministrin e jashtëm rus Sergej Llavrov anashkaloi Bullgarinë. Për të shkuar në Shkup për takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), delegacioni rus fluturoi 5 orë dhe e zgjati rrugën e tij me afro 4000 km, duke kaluar mbi Turqinë dhe Greqinë, njoftoi Agjencia TASS, cituar nga BTA. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, shkroi në Telegram se ishte "marrëzi e rrezikshme" vendimi i autoriteteve bullgare të refuzojnë kalimin përmes hapësirës ajrore bullgare nëse ajo është në bord. Zaharova akuzoi Sofjen për shkelje të Konventës së Çikagos të vitit 1944 për Trafikun Ajror duke zbatuar, sipas saj, sanksione të paligjshme të BE-së ndaj saj. Delegacioni rus nuk mori pjesë në darkën e punës së delegacioneve para takimit të OSBE-së. Llavrov nuk do të takohet me sekretarin amerikan të shtetit Antëni Blinken, i cili u nis për një vizitë në Izrael, njoftoi BGNES.

Ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel, e cila ndodhet në Shkup, nuk planifikon të takohet me Llavrovin. "Llavrov duhet t'i thotë zotërisë së tij se Evropa dhe OSBE-ja mbeten të bashkuara kundër agresionit të paligjshëm të Rusisë", tha përfaqësuesi suprem i BE-së për punët e jashtme dhe sigurinë Zhosep Borel në një konferencë për shtyp me kryeministrin maqedonas Dimitër Kovaçevski në Shkup. Borel theksoi se takimi i OSBE-së është një mundësi e mirë që ministri i jashtëm rus Sergej Llavrov të dëgjojë pse Rusia është dënuar dhe izoluar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një renditje tjetër i vendos bullgarët ndër njerëzit më të pakënaqur në BE

Me një rezultat prej 5.9, bullgarët janë më të pakënaqurit me jetën e tyre në BE, sipas të dhënave nga një sondazh i Eurostat për vitin 2023. Në anketë, njerëzit në BE duhej të vlerësonin kënaqësinë e tyre të përgjithshme me jetën në një shkallë nga 0..

botuar më 24-10-20 10.05.PD
Mira Koseva

Një nxënëse bullgare e klasës së gjashtë u bë kampione bote në anglisht

Nxënësja e klasës së gjashtë, Mira Koseva, fitoi titullin “Fitues Global” në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Angleze “Kangaroo Global Linguistics 2024”. Ajo zuri vendin e parë në nivelin A1 dhe fitoi çmimin më të lartë për Bullgarinë, njoftoi..

botuar më 24-10-19 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Paraditen e së shtunës do të ketë kushte ngricash në zonat fushore dhe mjegull afatshkurtër përgjatë lumenjve. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell me erë mesatare nga drejtimi i lindjes. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 2°..

botuar më 24-10-18 7.35.MD