Bullgaria shënon Ditën Botërore të SIDA-s me një sërë iniciativash. Dita shënohet që nga viti 1988 me iniciativën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë me qëllim që të përqendrohet vëmendja e shoqërisë në përhapjen e sëmundjes, si dhe për të luftuar paragjykimet ndaj bartësve të virusit.
Nga fillimi i këtij viti në Bullgari janë konstatuar 228 persona të rinj HIV seropozitiv, ndërsa për periudhën 1986 – 24 nëntor 2023 personat e regjistruar në Bullgari me HIV janë gjithsej 4276. Po vazhdon tendenca që numri i meshkujve të sapo regjistruar të jetë shumë herë më i madh se ai i femrave të infektuara. 90.8% e të saporegjistruarve janë infektuar seksualisht. Shumica e të infektuarve rishtazi me HIV janë kryesisht në qytetet e mëdha - Sofje, Varna, Plovdiv, Burgas, raportoi Inspektorati Shëndetësor Rajonal-Kjustendill.Zgjedhjet e parakohshme nuk do t'i ndihmojnë askujt. Nëse zgjedhjet mbahen tani, qeveria teknike nuk do të ketë fuqi për të hartuar buxhetin më të vështirë në 30 vitet e fundit. Këtë e deklaroi presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në..
Parlamenti nuk u mblodh më 15 tetor. "Seanca tjetër është nesër, 16 tetor, në orën 9 të mëngjesit", njoftoi Kryetarja Natalija Kisellova. Në përpjekjen e parë dhe të vetme për të mbledhur kuorum në sallën plenare, u regjistruan 61 deputetë nga 121 të..
Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..
Zyra e Prokurorit Publik Evropian ka kryer kërkime në Bashkinë e Plovdivit dhe në një kompani të dyshuar për mashtrimе në prokurimеt publike në lidhje me..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, në lugina dhe fushat e larta deri në -2°C; në Sofje pritet një minimum prej 1°C. Në..
Dyshimet për mashtrim në shkallë të gjerë me fondet e BE-së në një projekt për ndërtimin e një ferme midhjesh në Detin e Zi - në juglindje të Kepit Emine..