Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Berkovica - njihuni me këtë "parajsë" të bekuar të Bullgarisë

Kulla e sahatit – një nga emblemat e qytetit Berkovica
Foto: Veneta Nikollova

"Dhe çfarë natyra e mrekullueshme këtu. Çfarë bukurie në këtë parajsë të panjohur!” – kështu patriku i letërsisë bullgare Ivan Vazov i përshkruan përshtypjet e para nga qyteti i vjetër malor Berkovica, të shtrirë në Bullgarinë Veriperëndimore. Kjo është një nga zonat ende të ruajtura, të pa betonuara dhe që nuk i nënshtrohen turizmit masiv dhe Berkovica është emblema e gjithë kësaj për shkak të atmosferës autentike të qytetit dhe natyrës së ruajtur.

Berkovica është pikënisja për ecje në malin Stara Pllanina

Qyteti është pikënisja për majën më të lartë të kësaj zone të malit Stara Pllanina -  Kom (2016 m). Pikërisht nga vila e re malore "Kom", e cila ndodhet nja 16 km larg qendrës së qytetit Berkovica, fillon pjesa bullgare e magjistralit trans-evropian të këmbësorëve E-3. Por shëtitjet malore nuk janë e vetmja arsye për të vizituar këtë "parajsë të panjohur". Mjafton të ecësh nëpër rrugët e gjelbëruara dhe të hedhësh një sy në një nga muzetë për t'u transferuar pas në kohë.

Shtëpia muze e krijuesit Ivan Vazov

Në qendër të qytetit Berkovica bie në sy i ashtuquajtura Shtëpia Ipeklijska, e cila u restaurua dhe u kthye në një muze tërheqëse të krijuesit Ivan Vazov. Këtu, midis viteve 1879 dhe 1880, poeti i ri kaloi një nga periudhat më të frytshme të jetës së tij.

Aty pranë ngrihet e ashtuquajtura Shtëpi Sërbinska nga fundi i shekullit XIX. Në të ndodhet Muzeu Etnografik. Koleksioni nuk është shumë i madh, por përmban ekspozita interesante që "marrin jetë" falë tregimit magjepsës të cicerones Diljana Genkova. Tashmë në sallën e parë të ekspozitës ndalemi përballë manekinëve të veshur me kostume Karakaçane. Pse Karakaçan? Sepse dikur ishte një komunitet i madh karakaçan në Berkovica, i cili merrej me rritjen e deleve. Në verë, kur bari digjej në rajonin e Detit të Bardhë dhe nuk kishte kullotë për kafshët, karakaçanët u zhvendosën në livadhet e harlisura në bjeshkët malore pranë qytetit Berkovica, mësojmë nga Diljana Genkova.

Muzeu etnografik

Po shikojmë për një kohë të gjatë kostumin martesor të gruas, i cili peshon sa 16 kg, përpara se të kalojmë në dhomën tjetër, e cila kishte një luks të paparë për ato kohë të vështira - një banjë të brendshme.

“Një nga objektet më interesante, si pjesë e konstruksionit të vetë shtëpisë, është banja e vjetër. Vizitorët admirojnë dhe habiten që në ato vite ekzistonte një gjë e tillë si një banjë shtëpie për larje. Interesante është se ajo është e pajisur me një sistem ngrohjeje uji nëpërmjet dy enëve të vendosura në mur. Ngrohja e ujit në to bëhej nëpërmjet një fluksi ajri të ngrohtë që furnizohej nga oxhaku i dhomës ngjitur, ku ndodhej kuzhina. Të mos harrojmë se në fund të shekullit të XIX-të në qytet nuk kishte ende ujësjellës dhe uji transportohej me kova nga pusi aty pranë” - thotë Diljana Genkova.

Banja e brendshme e shtëpisë Sërbinska

Në fund të shekullit të XIX-të dhe në fillim të shekullit të XX-të, Berkovica ishte një qendër artizanale dhe zanati më i zakonshëm ishte qeramika. Në muzeun etnografik, ne shohim shembuj të mrekullueshëm të qeramikës së kësaj krahine.

Rreth 50-60 punishte qeramike kishte në qytetin Berkovica, 100-120 poçarë, mjeshtër dhe çirakë ishin të përfshirë në prodhimin e qeramikës - thotë Diljana Genkova. - Karakteristike është se qeramika e prodhuar në qytet ngjan shumë me atë të bërë në Businci. Zejtarët tanë shkuan në fshatin Businci për të mësuar zanatin dhe sollën prej andej shumë forma, ngjyrosje dhe përpunim të argjilës. Prandaj enët e tyre janë lyer me ngjyrë të verdhë dhe jeshile, të ngjashme me ato të punuara në Businci. Por një kryevepër në punën e poçarëve në Berkovica është e ashtuquajtura Kana e verës e djallit. Për të pirë prej saj, duhet të merret me mend se ku është gryka e saj dhe kjo nuk është aspak e lehtë.”

Diljana Genkova mban në duar Kanën e Verës të Djallit

Kulla e sahatit e vitit 1764, dy kishat të lashta, galeria e arteve, rrënojat e kalasë së vonë antike Kaleto, shtëpitë e këndshme të miqve dhe kuzhina tipike veriore janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e mozaikut turistik të kësaj pjese të Bullgarisë të bekuar nga natyra.

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD