Identiteti bashkëkohor i bullgarëve është i natyrës hibride dhe ndërthur elemente të identitetit kombëtar, mbikombëtar, etnik dhe lokal. Këtë e tregon një studim përfaqësues kombëtar i shkencëtarëve të Akademisë Bullgare të Shkencave, i realizuar në kuadër të projektit "Dimensionet kombëtare dhe evropiane të identitetit modern të bullgarëve". Sipas rezultateve, 30,8% e të anketuarve e perceptojnë veten si qytetarë të BE-së, 20% -qytetarë të botës dhe 13,6% ndjehen të lidhur me rajonin e Ballkanit si përkatësi. Pyetjes "Çfarë e formon ndjenjën tuaj të përkatësisë ndaj kombit bullgar?" 67,5% i janë përgjigjur se është gjuha bullgare, 65,7% - traditat kulturore kombëtare, 59,2% - e kaluara historike, 29,7% - feja ortodokse. Për 50,2% BE do të thotë “liri e lëvizjes”, për 34% - “të drejta të përgjithshme civile”, për 22% -“akses në arsimin europian”, për 15,8% -“akses në financimin europian”.
Shuma e përqindjeve i kalon 100, pasi të anketuarit kanë treguar më shumë se një përgjigje.Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..
Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..
Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet..
Gjatë 10 viteve të fundit numri i studentëve të huaj në vend u rrit mbi dy herë. Në vitin 2013 ata përbënin rreth 4 për qind, ndërsa në vitin 2025 arrijnë..
Të pastrehët në Sofje janë më pak të dukshëm se në qytetet e mëdha evropiane. Këtë e tregojnë të dhënat e publikuara të një studimi ndërkombëtar që..