Në ditën e bankierit, 6 dhjetor, guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev, uroi të gjithë punonjësit në banka. “Sektori bankar vazhdon të jetë në një gjendje shumë të fortë dhe është një faktor kryesor në zbatimin e prioriteteve më të rëndësishme për vendin, përfshirë anëtarësimin në Eurozonë”, tha Radev për BGNES. Për guvernatorin e BNB, mjaftueshmëria e kapitalit, likuiditeti dhe përfitimi i bankave në Bullgari është mbi nivelin mesatar në BE. Në një intervistë për “24 Çasa”, kryebankieri deklaroi se nëse nuk do të kishte qenë i sigurt për shanset reale të vendit për të hyrë në Eurozonë, nuk do të kishte pranuar një mandat të dytë në krye të BNB. “Stabiliteti i levës është funksion i qëndrueshmërisë së monedhës sonë rezervë (euro). Ajo që do të ndodhë është që valuta jonë rezervë, euro, të bëhet valutë kombëtare”, thekson Radev. Për të, “inflacioni mbetet problem” për shkak të “sinkronizimit jo të mirë mes politikës fiskale dhe asaj monetare”.
Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...