Koncerti i 28-të "Yjet e Krishtlindjeve" mbledh së bashku disa nga interpretuesit dhe artistët tanë më të mëdhenj të estradës në skenën e Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje. Ata do të gëzojnë publikun me këngë të njohura bullgare dhe botërore. Në skenë do të dalë edhe artistja Iskra Radeva, e cila kohët e fundit incizoi një duet të ri me këngëtaren Margarita Hranova.
Tandemi krijues Iskra Radeva dhe Margarita Hranova ka një histori skenike që nga viti 1998, kur kënga e tyre në duet "Vetëm për mua" fitoi çmimin e parë në festivalin "Orfeu i Artë". Krahas shfaqjeve të shumta të realizuara prej të dy artisteve në qytete të shumta të Bullgarisë, ato incizuan dhe shumë këngë në duet, duke përfshirë edhe këngën “Dashuria e ndarë”. Kënga e tyre të fundit nga projekti “Artistë që këndojnë” titullohet “Jeta ime”.
Në video që e shoqëron këngën merr pjesë edhe Lidija Mihova, një zë legjendar i Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Kënga është pjesë e koncerteve tradicionale të artistëve që këndojnë. Teksti është i Xhina Dundova - Pançeva, muzika dhe aranzhimi - Milen Makedonski.
Lili Ivanova do të këndojë për herë të dytë në sallën “Olimpia”. Koncerti parashikohet për më 24 maj 2026 dhe zhvillohet nën patronazhin e presidentit Rumen Radev, njofton ekipi i këngëtares më të madh të muzikës bullgare pop. Lili Ivanova..
Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”. “E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me..
Eventi i radhës me të cilin grupi Mary Boys Band shënon 30-vjetorin e tij është një koncert me një orkestër të madhe simfonike në sallën “Bullgaria” në Sofje më 21 nëntor. Këngëtarja në grup, Maria Mutafçieva – Mary, pranon se kjo ka qenë një..