Fillon programi festiv i Radio Bullgarisë më 27 dhjetor.
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit më 27 dhjetor Ortodoksia nderon kujtimin e dëshmorit të parë të shenjtë dhe kryedhjak Stefan, i krishteri i parë që u martirizua në emër të Krishtit.
Pas kësaj në program do t’ju takojmë me arkitekten Cvetanka Razsollkova, prirja e së cilës është arkitektura kishtare. Ajo është autore e projektit të kishës së madhe “Shën Stefani” në Sofje, ndërtimi i së cilës është i pezulluar për mungesën e mjeteve.
Në minutat për muzikë do të dëgjoni një këngë kushtuar një djali me emrin Stefan.
Ju urojmë minuta të këndshme!
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Formacioni “ Mery Boys Band” shënon 30 vjetorin në skenë me një koncert feste. Për rrugën e grupit deri në këtë përvjetor do t’ju informojmë në “Këngën e ditës”. Ju urojmë minuta të..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 5 shkurt 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Atje, në kthesë" në interpretim të Vasill Najdenovit dhe Vëllezërve Argirovi. Ju urojmë minuta..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për turneun kombëtar dhe botëror të cilin e fillojnë Muzikantët e grupit B.T.R. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.28 – Lajmet..