Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Budapest ringjallën kujtimin e së shkuarës së emigracionit bullgar

Trashëgimtarët e kopshtarëve bullgarë në Hungari duan që vepra e të parëve të tyre të njihet si një trashëgimi kulturore jomateriale e UNESCO-s

Foto: bolgarok.hu

Pak njerëz e dinë se rruga e mundësit të madh bullgar Dan Kollov drejt një titulli botëror në mundje filloi në Hungari. Para se të nisej për në SHBA në vitin 1909, kampioni nga mosha 13 vjeçare punoi për 4 vjet në fermën e kopshtarisë në Budapest të një bullgari nga Ljaskovec. Këtë e bëri të ditur Iveta Milenova në raportin e saj në Konferencën e Dytë për projektin "Në rrugën e kopshtarëve bullgarë", e cila u mbajt në Budapest. 

Veprimtaria u organizua nga Instituti Kërkimor i Bullgarëve në Hungari, raporton për BTA Svetlla Kjoseva, përkthyese e letërsisë hungareze, mësuese në Budapest dhe kryeredaktore e revistës bullgaro-hungareze "Hemus" mbi kulturën dhe jetën shoqërore.


Dr. Kristina Menhart prezantoi audiencën me nderimin e shenjtorëve - nga besimet popullore deri te politikat moderne të ruajtjes së kujtesës. Kolonët sollën me vete kultin e Shën Marinës dhe Shën Ilisë patronët e fshatrave Polikraishte dhe Draganovo, prej nga janë edhe shumica e kopshtarëve. Është trashëguar edhe nderimi i Shën Trifonit, i cili festohet jo vetëm nga vreshtarët, por edhe nga kopshtarët.

Edhe kolonët bullgarë në Hungari rifilluan kremtimin e Shën Ivan Rilskit. Kjo ditë ende festohet si Dita e Miqësisë Bullgaro-Hungareze.

Studiuesja foli edhe për Mitropolitin Boris Nevrokopski, për të cilin ka filluar procedura e kanonizimit. Më shumë se një shekull më parë, kleriku hodhi themelet e bashkësisë kishtare dhe shkollës bullgare në Budapest. Monumenti i tij është ngritur së fundmi në oborrin e Kishës Ortodokse Bullgare “Shën Kirili dhe Shën Metodij” – kujton Svetlla Kjoseva.


Interes ngjalli raporti i doktor Ferenc Bodit. Në kërkimin e tij mbi Partinë Kombëtare Fshatare Hungareze, e themeluar në vitet 1930, ai gjeti gjithashtu referenca për kopshtarinë bullgare, e cila ishte studimi kryesor i një numri specialistësh agrar hungarez. Sipas Bodit, nëse do të kishin arritur të prezantonin modelin e prodhimtarisë së kopshtarëve bullgarë në Hungari, fati i fshatit hungarez do të ishte krejtësisht ndryshe. Prodhimtaria intensive e perimeve fal ujitjes, bazuar në ndarjen e punës, është një model jashtëzakonisht i suksesshëm i bashkëpunimit modern, me të cilin kopshtarët bullgarë po vendosen në shoqërinë hungareze, thekson shkencëtari.


Në konferencën në Budapest, Dr. Janosh Nadgall prezantoi sipërmarrjen e tij aktuale agrare si pasardhëse e traditave bullgare në menaxhim dhe inovacion, falë së cilës ish ferma e kooperativës së punës "Europe" u bë një nga koncernet më të fuqishme agrare jo vetëm në Hungari, por edhe në botë. Me iniciativën e tyre më 6 shtator 2020 u hap monumenti i kopshtarit bullgar në qytetin e Senteshit. Në një masë të madhe, atë që politikanët e Partisë Kombëtare Fshatare, për arsye sociale dhe politike, nuk arritën ta prezantojnë në të gjithë Hungarinë, e bënë emigrantët bullgarë. Folësi raportoi gjithashtu faktin interesant se nobelisti hungarez Albert Sendjordi, zbuluesi i vitaminës C, e izoloi atë pikërisht nga specat e prodhuar në Sentesh, kultura e të cilit u prezantua nga kopshtarët bullgarë. Dihet se në Sentesh dhe në vendet përreth jetonin vetëm katër familje bullgare, të cilat janë asimiluar shumë kohë më parë, por puna e tyre rezultoi e përhershme sepse kishte kush ta ruante dhe ta përcillte ndër breza.


Svetlla Kjoseva e informoi forumin për hapat që duhet të ndërmerren për shpalljen e kopshtarisë bullgare si pjesë e trashëgimisë jomateriale të UNESCO-s, në mënyrë që të ruhet kujtimi i punës së kopshtarëve bullgarë. Shembulli i tyre i emigrimit ekonomik, i cili është endur organikisht dhe harmonikisht në jetën e shoqërisë lokale, mund të jetë shembull i botës në të cilën proceset migratore janë dukuri e përditshme, theksojnë organizatorët.

Foto: bolgarok.hu

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Doc. Natalija Njagollova

Doc. Natalija Njagollova nga Roma: Në Itali ka interes për të studiuar gjuhën bullgare

"La Sapienza" në Romë është një nga universitetet më të vjetra dhe më prestigjioze italiane, i themeluar në vitin 1303. Në ditët e sotme është universiteti më i madh në Evropë për nga numri i studentëve që studiojnë me kohë të plotë. Ashtu si në..

botuar më 24-05-14 7.20.PD

Hapet platforma BERON në internet për burimet në gjuhën bullgare

Agjencia Bullgare e Shkencave prezantoi një platformë për burimet në gjuhën bullgare në internet BERON. BERON është një shkurtim (nga shkronjat e para të Burimeve Gjuhësore Bullgare Online në bullgarisht), por gjithashtu na kujton enciklopedistin..

botuar më 24-05-11 10.20.PD

Një ekspozitë virtuale prezanton gjetjet nga nekropoli afër Trebenishtes

Ekspozita “Trebenishte. 105 vjet nga hapja e nekropolit, 1918 – 2023” mund të shihet virtualisht në faqen e Institutit Kombëtar Arkeologjik me Muze pranë Akademisë bullgare të shkencave në rubrikën “Ekspozita Digjitale”, njofton BTA. Sende nga 7 varre..

botuar më 24-05-09 8.10.PD