Është e mundur që Bullgaria të pranohet në Shengen nga ajri dhe nga toka që këtë vit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas takimit me homologun e tij shqiptar Bajram Begaj, njoftoi gazetarja e BNR, Mira Stefanova. "Unë pres që Holanda të shpallë sa më shpejt mbështetjen e plotë për Bullgarinë dhe Rumaninë për anëtarësimin në Shengen pa kufizime. Për Holandën, jam i sigurt, për Austrinë është një çështje për të bindur shoqërinë austriake se ky është një hap jashtëzakonisht i nevojshëm “, theksoi Radev.
Presidenti kujtoi gjithashtu nismën bullgare në kohën e kabinetit zyrtar për krijimin e një qendre në vendin tonë për shkëmbimin e informacionit të inteligjencës me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të BE-së, në bazë të së cilës do të kryheshin veprime të përbashkëta për të thyer qendrat e paligjshme të trafikimit të emigrantëve në Evropë.Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e Kishës Ortodokse Bullgare Daniil. "Ne jemi duke diskutuar futjen e orëve mësimore mbi virtytet..
Bashkimi Evropian duhet të mbetet i bashkuar dhe i parashikueshëm në mbështetjen e tij të përgjithshme për Ukrainën. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në takimin e dytë të jashtëzakonshëm për Ukrainën, të organizuar..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite..