Ekipi i Radio Bullgarisë njofton me dhimbje se sot në moshën 52-vjeçare ndërroi jetë kolegia jonë e dashur Anna Fuckova. Ani humbi betejën me kancerin, por la shpirtin dhe zemrën e saj në radio, ku punoi deri në fund për më shumë se 20 vjet.
Pas diplomimit në "Filologji Ruse" dhe "Gjuhë dhe letërsi moderne greke" në Universitetin e Sofjes, në vitin 1997 Anna Fuckova iu bashkua programeve në gjuhën ruse të "Radio Bullgarisë". Ndër vite ajo ka qenë reportere, redaktore dhe prezantuese. Ani është nga grupi i gazetarëve të cilët, në vitin 2004, ishin të parët që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e faqes unike informative të "Radio Bulgarisë" në tekst, fotografi dhe audio në 11 gjuhë (bullgarisht, rusisht, anglisht, gjermanisht, frëngjisht, spanjisht, serbisht, greqisht, shqip, turqisht dhe arabisht).
Anna Fuckova ishte gjithashtu ndër mbrojtësit më aktiv të kauzës "Radio Bullgaria" në vitin e krizës 2017, kur programi për jashtë vendit, historia e të cilit daton që nga viti 1936, u përball me kërcënimin e mbylljes.
E paepur, plot ide dhe gjithmonë me qëndrim ndaj punës së saj – kështu do ta kujtojmë Aninë, së cilës të gjithë i kemi kërkuar ndihmë profesionale ose këshilla miqësore.
E dashur Ani, prehu në paqe! Të duam dhe na mungon shumë!
Foto: arkiv personal, BNR
Një prift ushtarak i thjeshtë realizon kontaktin e tij të parë me Bullgarinë në vitin 1921, duke ardhur me detyrën për të kërkuar ushtarë italianë të zhdukur pa gjurmë gjatë Luftës së Parë Botërore. Megjithatë, ai nuk mbetet indiferent ndaj..
Deanna Haag ka lindur në Klivland, në Ohajo të SHBA-së. Është rritur me ëndrra për aventura dhe horizonte të reja. Ka përfunduar specializimin në “Arte të Bukura” në kolegjin Wittenberg në Ohajo, por jeta e saj merr një drejtim të papritur. Në..
" Të qëndrosh në skenë përpara kaq shumë njerëzve, të gjithë të shikojnë ty dhe të dëgjojnë himnin bullgar është thjesht një shpërthim emocionesh " , pohon Dalija Rogova, e cila është shpresa e re e Bullgarisë për medaljen e artë në Konkursin Botëror..