Një kompani bullgare do të eksportojë verë në Zelandën e Re, njoftoi moneu.bg. Teknologët bullgarë nga kompania bullgare janë "të hapur" ndaj botës dhe ndajnë ëndrrën e përbashkët për të bërë verë në vende të ndryshme të botës. Ekspertët tregojnë se në vendet e veçanta vera prodhohet në një mënyrë tjetër dhe verërat kanë specifika të ndryshme. Në tërësi, prodhimi jashtë shtetit është një pasurim. Falë njohurive të mira për rajonin dhe specifikat e prodhimit të verës në Zelandën e Re, ekipi i prodhuesve të verës i kompanisë ka sjellë një pjesë të madhe të përvojës së tij edhe në Bullgari. Drejtimi i dy fushatave në vit është një sfidë e vërtetë për ta - të punojnëpas fillimit të pranverës bullgare kur fillon dimri në Zelandën e Re dhe pastaj përsëri në Bullgari në vjeshtë. Në procesin e punës, ata kanë zbuluar edhe shumë ngjashmëri me fshatin bullgar Mogillovo, "me natyrën frymëzuese dhe hardhitë e tij të bukura", thonë prodhuesit e verës. Në Zelandën e Re, vera e prodhuar nga kompania do të jetë Covignon Blanc dhe Pinot Noir, të cilat vijnë nga rajonet e Marlborough dhe Otago Qendrore.
Përpiloi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaGjermania mbetet partneri më i fortë ekonomik i Bullgarisë. Tregtia mes tyre për vitin 2024 arrin në 12 miliardë euro, tha Tim Kurt, president i Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë. Në pritjen e Vitit të Ri të Dhomës në Sofje, çmimet e..
Vetëm disa orë para se të betohet për një mandat të dytë si President i SHBA-së, Donald Trump tronditi komunitetin ndërkombëtar me lajmin se ai po lëshon kriptomonedhën e tij, të quajtur $TRUMP. Një precedent që ngjall shumë pikëpyetje për arsyen e krijimit..
Vetëm 8% e bullgarëve investojnë, krahasuar me një mesatare prej 24% për Bashkimin Evropian, dhe vetëm 24% kursejnë para, sipas një sondazhi të agjencisë sociologjike "Trend", të kryer me porosi të Finance Academy midis 1005 qytetarëve të rritur në..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...