Turizmi ynë është pjesë e politikës së jashtme bullgare. Çdo vit ju jepni fytyrën e vendit para miliona evropianëve dhe keni një meritë të konsiderueshme për sukseset e Bullgarisë. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov në një video fjalim drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e tetë të Çmimeve Vjetore të Turizmit. Denkov shprehu shpresën se brenda pak ditësh do të mund të përshëndesim njëri-tjetrin me lajmin se Bullgaria është bërë pjesë e zonës Shengen. Kjo do të heqë një pengesë të madhe para turizmit bullgar dhe suksesi i vitit të ardhshëm turistik do të varet vetëm nga cilësia e punës në industri, tha kryeministri.
Kalaja e Oveçit, mbi qytetin Provadia, fitoi votat e bullgarëve në çmimet vjetore të turizmit. Çmimin në kategorinë “Zgjedhja e bullgarëve” dhe në 8 kategoritë e tjera e dorëzoi ministrja e turizmit, Zarica Dinkova.Hekurudha me binarë të ngushtë e Rodopeve është emëruar si një nga udhëtimet më piktoreske me tren të vjeshtës në botë, sipas një sondazhi të ri ndërkombëtar të kryer nga platforma britanike e udhëtimit JR Pass. Linja e famshme hekurudhore që..
Në verilindje të Bullgarisë, lumi Rusenski Llom dhe degët e tij – Çerni, Beli dhe Mallki Llom – kanë skalitur një peizazh shkëmbor të ashpër me shpella të fshehura dhe lugina të qeta, ku jehon vetëm kënga e zogjve. Në këto kanione, gjatë shekujve, janë..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Ministria e turizmit mori një certifikatë zyrtare anëtarësimi në rrugën prestigjioze kulturore evropiane "Rruga e Verës" (Iter Vitis). Ajo iu..