Seanca e Kuvendit dështoi për mungesë kuorumi. Deputetët e mazhorancës nuk kanë hyrë në sallën plenare. Bashkëkryetari i "Po e vazhdojmë ndryshimin" Kirill Petkov ka shpjeguar se nuk po regjistrohen sepse opozita ka "përgatitur cirk". "Vëzrazhdane", Partia Socialiste Bullgare /BSP/ dhe "Ka një popull të tillë" /ITN/ duan të ndalojnë çmontimin e Monumentit Sovjetik, që të fillojë punë Parlamenti, tha Petkov dhe premtoi se deputetët do të punojnë jashtë orarit të hënën dhe të martën.
Zëri i opozitës duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet javën e ardhshme, kur “Ka një popull të tillë” do të ndalojë ndryshimet absurde të Kushtetutës, tha deputeti Stanisllav Ballabanov. “Nuk ka kuptim të protestojmë në rrugë, protesta është tashmë këtu, në Kuvendin Popullor”, deklaroi kreu i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..