Sipas projektit të Shoqatës "Bullgarët në Shqipëri", me mbështetje financiare dhe logjistike nga shteti bullgar, u ndërruan dritaret dhe dyert në shkollën e fshatit malor Cërnalevë, i cili bie në rajonin historiko-gjeografik të Gorës në Shqipërinë e Veriut.
Rreth një muaj më parë, gjatë një kontrolli të përbashkët në vend, përfaqësues të Shoqatës dhe Ambasadës Bullgare në Tiranë konstatuan zona tejet të komprometuara në godinën e shkollës. Inspektimi përkoi me vizitën e një ekipi të “Radio Bullgarisë” të BNR-së në vend. Siç shikoi atëherë ekipi ynë, shumë prej dhomave nuk kishin dritare, gjë që e bënte të pamundur procesin arsimor.

Dyert dhe dritaret tashmë u zëvendësuam me të reja dhe punimet e mbarimit janë duke u bërë, njoftojnë për Radio Bullgarinë nga Ambasada Bullgare në Tiranë.

Kjo do të qetësojë prindërit dhe mësuesit e fëmijëve, të cilët nuk do të mësojnë më në dhoma të ftohta të klasës, por do të marrin njohuri në kushte dukshëm më të mira.

Nuk është hera e parë që Bullgaria ndihmon zhvillimin e komunës së Kukusit, së cilës i përkasin fshatrat e Gorës, duke realizuar projekte të ndryshme - rindërtimi i një kopshti fëmijësh në qytetin e Kukusit dhe krijimi i një salle kompjuteri në një nga shkollat.
Në fotot në galeri dhe ato që shoqërojnë postimin mund të shihni shkollën para dhe pas rinovimit
Foto: Krasimir Martinov, Kostandina Bello, Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Tiranë
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...