Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koncerti i Korit të Fëmijëve pranë Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve

Kori i Fëmijëve pranë Radios me dirigjente Venecia Karamanova
Foto: BNR

Еdhe këtë vit, këngëtarët e një prej ansambleve të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) - Kori i Fëmijëve me dirigjente Venecia Karamanova – do të realizojnë koncertin tradicional të Krishtlindjeve. Më 21 dhjetor, në sallën 3 të Pallatit Kombëtar të Kulturës fëmijët e korit të radios do të interpretojnë këngët më të preferuara dhe më të dashura nga e gjithë bota, të cilat do të na ngrohin zemrat në pritje të festave të ardhshme. Emri i koncertit është "Me çizmet e kuqe", sepse kjo këngë me muzikën e maestros Hristo Nedjallkov   personifikon fëmijërinë dhe momentin e lumtur të festës për fëmijët e panumërt bullgarë, si dhe për fëmijët më të rritur në vendin tonë.


Tradicionalisht, Kori i Fëmijë pranë Radios mbështet koristët e tij që kanë nisur rrugën e madhe të artit operistik, duke u pajisur me skenë dhe duke qëndruar pas talentit të tyre. Ata nga ana e tyre tregojnë perspektivën që Kori i Fëmijëve i BNR-së u ofron këngëtarëve të tij. Solistë të ftuar këtë vit do të jenë ish-koristët Ekaterina Kirçeva dhe Svilen Dençev, tani studentë në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Prof. Panço Vlladigerov".

Mesazhi që Kori i Fëmijëve pranë Radios dërgon me këtë koncert është në frymën e festave të fundvitit:

"Ne besojmë se koncerti ynë festiv do të na transferojë në hapësirën magjike të Krishtlindjes - ku dëgjojmë zile magjike, lutja na mbush me besim, drerët vrapojnë, kolendarët këndojnë dhe drejtojnë urime, dhe Plaku i Mirë ka përgatitur për ne gjithçka që ne vërtet dëshirojmë."

Një nga këngët e përfshirë në programin e koncerteve tradicionale të Krishtlindjes, e cila është edhe emblemë e Korit të Fëmijë pranë Radios Kombëtare është "Kënga e Dimrit" me muzikën e Hristo Nedjallkov dhe tekst të Dimitër Spasov.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD