Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti ambasadorin e Bullgarisë në Prishtinë, Hristo Guxhev. Të dy diskutuan proceset aktuale politike dhe punën e institucioneve të Kosovës në vitin 2023, me theks të veçantë mbi parlamentin, njoftoi agjencia KosovaPress për BTA. Konjufca falënderoi ambasadorin Guxhev për mbështetjen e dhënë nga Sofja për integrimin evropian të Kosovës, si dhe për forcimin e statusit ndërkombëtar të vendit. Konjufca theksoi nevojën që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, si dhe të forcohet bashkëpunimi në fushat me interes të ndërsjellë, duke përfshirë bashkëpunimin parlamentar në të gjitha nivelet e tij, njofton agjencia KosovaPress.
Gjatë natës moti do të jetë kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit. Era do të dobësohet në shumë zona. Vetëm në Fushën e Danubit do të fryjë erë e dobët dhe përkohësisht mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të jenë..
Komisioneri Evropian për Demokraci, Drejtësi, Sundim të Ligjit dhe Mbrojtjen e Konsumatorit, Michael McGrath, ndodhet për një vizitë pune në Bullgari. Pas takimit me ministrin e drejtësisë, Georgi Georgiev, ai tha para mediave se përbërja dhe..
Shenjtëria e tij Patriarku bullgar Daniil kreu një lutje në hapjen e edicionit jubilar të Javës së Pyllit, njoftoi Patriarkana Bullgare në faqen e saj të internetit. Lutja u shërbeu në sheshin para Katedrales Patriarkale “Shën Aleksandër..
Bullgaria i kthen Libanit eshtrat e terroristit që në vitin 2012 hodhi në erë një autobus me turistë izraelitë në Bullgari, raporton BGNES. Akti..
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Partia “Moral, Unitet, Nder” (MEÇ) po paraqet sot një votë mosbesimi ndaj qeverisë, njoftoi në margjinat e Kuvendit Popullor kreu i partisë..