Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të bashkatdhetarëve është prioritet i shtetit bullgar dhe prioriteti im personal si president, tha Rumen Radev në Prizren në takimin me komunitetin bullgar. Ai mori pjesë në hapjen e zyrës së një shoqate bullgare, si dhe në hapjen e zyrës së Konsullit të Nderit Bullgar. Radev shprehu mirënjohje për faktin se në periudha të vështira historike komuniteti ka arritur të ruajë identitetin, vetëdijen dhe kulturën e tij bullgare.
Presidenti tha se ka një konsensus të plotë në institucionet për të mbështetur komunitetet bullgare jashtë vendit duke financuar programe të reja.Në Bullgari studiojnë 120 studentë nga Kosova. Shpresojmë që kur këta të rinj të kthehen këtu ta mbështesin vendlindjen ose të gjejnë një karrierë të suksesshme, uroi Radev.
Ai theksoi se biseda e tij më e rëndësishme me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës ka qenë për gjetjen e të gjitha mundësive ligjore, që komuniteti bullgar të marrë njohje dhe të gjejë vendin e tij në Këshillin Konsultativ për Komunitete të Presidentit të Kosovës. Radev deklaroi se ka garanci nga nikoqirët se kjo do të ndodhë sa më shpejt. Për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, Radev theksoi se është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjithë të deklarojnë lirisht përkatësinë e tyre etnike.Kryetari i shoqatës "Bullgarët e Bashkuar", Rasmin Hamza, theksoi se është e rëndësishme të njihet pakica bullgare për të pasur të drejta kryesore. Bullgaria mund të na ndihmojë me mbështetje, shtoi ai.
Presidenti dekoroi me një simbol nderi ushtarakët bullgarë në KFOR
Vjosa Osmani-Sadriu: Bullgaria ka kontribuar në çdo fazë të krijimit të Kosovës
Presidenti Rumen Radev do të jetë për një vizitë zyrtare në KosovëDuhet të mbështetemi mbi të vërtetën historike për të ndërtuar marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev në Universitetin e Sofjes gjatë prezantimit të kopjes fototipike të veprës së çmuar..
Java e kaluar rezultoi praktikisht javë pushimi për deputetët e Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë, pasi gjatë tre ditëve të rregullta për seanca plenare – të mërkurën, të enjten dhe të premten – kuorumi nuk u arrit asnjëherë.Të..
Bullgaria mirëpret planin konkret të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për t'i dhënë fund operacioneve ushtarake në Gaza dhe vëren reagimin e shpejtë dhe pozitiv të Izraelit, tha Ministria e Punëve të Jashtme në rrjetin social X, cituar nga BTA...