Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shahistet bullgare arritën suksesin më të madh sportiv të vitit

Sofja do të jetë kryeqyteti botëror i sporteve në Lojërat Olimpike 2024

Kombëtarja e shahut për femra me titullin kampion europian në Budva
Foto: FB / Antoaneta Stefanova

Mendjet e bukura të Nurgyul Salimova, Gergana Pejçeva, Antoaneta Stefanova, Viktorija Radeva dhe Bellosllava Kstevi sollën Bullgarisë suksesin më të madh sportiv në vitin 2023 me titullin e fituar nga Kampionati Evropian i Ekipeve të Shahut në Budva. Pak muaj para se bullgaret të pushtonin majën e Kontinentit të Vjetër, 20-vjeçarja Nurgyul fitoi medaljen e argjendtë në Kupën e Botës për femra në Baku dhe me arritjen e saj dukej se u dha krahë vajzave të tjera.

Në Azerbajxhan, Nurgyul Salimova humbi vetëm nga rusja Aleksandra Gorjaçkina - një rivale me më shumë përvojë në fushën e shahut. “Mund të kisha fituar”, tha ajo pas përfundimit të lojës para trajnerit të saj Zhivko Zhekov.

"Në realitet, Nurgyul e bëri ndeshjen - thotë mentori, i cili në vitin 2009 zbuloi talentin e madh të vajzës që atëherë ishte vetëm gjashtë vjeç. - Prezantimi i Nurgyul është fantastik, është një kërcim i madh dhe kapërcim i disa fazave në zhvillimin e saj, një hedhje e shigjetës shumë para në lojën e shahut."

Nurgyul Salimova

Nënkampionia beson se kupa i ka rrëshqitur për shkak të mungesës së përvojës, por megjithatë është krenare për atë që ka arritur dhe ndihet gjithnjë e më e sigurt në elitën e shahut botëror. Nurgyul Salimova e përkufizon intuitën e saj si një nga armët e saj të forta, e cila e ndihmoi të fitonte medaljen e artë për performancën e saj individuale në Kampionatin Evropian të Ekipeve në Budva.

“Ndonjëherë kur shoh lëvizje të caktuara, zemra ime fillon të rrahë tre herë më shpejt dhe atëherë e di që është ajo e duhura”, tregon ajo.

“Me kualifikimin në Kupën e Botës, fitova të drejtën e pjesëmarrjes në turneun Challengers në Toronto në prill të 2024 – shton shahistja.”

Në Kampionatin Evropian të Ekipeve të Shahut në Budva, një tjetër yll bullgar u ngrit në qiellin e shahut - studentja e menaxhimit të biznesit në Dallas, Gergana Pejçeva, e cila pati një fitore të padiskutueshme. Kështu, kampionet tona përfunduan me shtatë fitore në ekip, dy barazime dhe asnjë humbje.

Gergana Pejçeva

"Ndeshja ishte mjaft e tensionuar - tregon Gergana Pejçeva për betejën e saj finale dramatike me Lela Xhavahishvili nga Gjeorgjia. - Fillimisht kalova një pozicion humbës, sepse në mesin e ndeshjes nuk arrita të vija re një taktikë që kundërshtarja ime e vuri re. Ajo mori një avantazh, ndërsa unë për një kohë të gjatë mundohesha të rikthehesha në lojë. Vërtet kishte goxha gabime nga të dyja palët, pasi ishte ndeshja e fundit, lodhja dhe presioni po shtohej dhe në një moment filloi edhe ajo të bënte gabime, nga të cilat unë arrita të përfitoja".

Edhe pse paradoksale, shahistet bullgare nuk kanë marrë pothuajse asnjë financim vitet e fundit, sepse shtatë federata janë përfshirë në një luftë të ashpër se kush do të marrë statusin zyrtar. Tani afër, njëra prej tyre – Federata Bullgare e Sportit të Shahut, u pranua në Federatën Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), por Federata Bullgare e Shahut 2022, e cila është e vetmja e licencuar nga ministria jonë e sportit, pritet të sfidojë vendimin para Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozana.

Sipas Gergana Pejçevës, mungesa e organizimit dhe mbështetjes së mirë për shkak të menaxhimit jo të mirë të shahut tonë sigurisht që ka një ndikim negativ te sportistët. Prandaj, pyetja nëse ekipi ynë i femrave do të mund të qëndrojë në të njëjtën lartësi për Olimpiadën e vitit të ardhshëm është një shqetësim me vend.

Të rinjtë triumfuan edhe në një sport tjetër – notin, ku tetëmbëdhjetë vjeçari Petër Micin vendosi një rekord botëror për të rinjtë në 400 metra stil të lirë. Gjatë vitit, notari fitoi tre tituj evropianë në të njëjtën grupmoshë - në 200, 400 dhe 800 m stil të lirë, si dhe medaljen e artë në 400 m stil të lirë tek të rinjtë nën 23 vjeç. Në Kampionatin Botëror të të Rinjve, Micin përsëri përfundoi i pari në stilin 400 m stil të lirë dhe fitoi dy medalje argjendi - në 800 m stil të lirë dhe në 200 m flutur. Ai gjithashtu siguroi kuota olimpike për 400 dhe 800 metra stil të lirë në Lojërat Olimpikenë Paris.

Petër Micin

“Në shkurt do të marr pjesë në kampionatin botëror një pishine të madhe në Katar dhe më pas përgatitja ime do të jetë tërësisht për Lojërat Olimpike – thotë kampioni, i cili beson në potencialin e tij për të notuar në finalen e kryeqytetit francez”.

Dy bullgarë me famë botërore, të cilët e zbuluan herët formulën e suksesit, nderuan edhe këtë vit atdheun e tyre.

Grigor Dimitrov

Tenisti Grigor Dimitrov luajti sezonin e tij më të fortë në pesë vitet e fundit. Ai nisi nga vendi i 28-të dhe arriti të përparojë me 14 vende në renditjen botërore. Bullgari luajti gjithashtu në dy finale - në turneun ATP 250 në Gjenevë dhe në Masters 1000 në ambiente të mbyllura në Paris, ku humbi nga më i miri mes meshkujve, Novak Gjokoviç. Grigor Dimitrov gjeti vend edhe në renditjen prestigjioze si ajo e “Eurosport”, në të cilën fitorja ndaj Danaill Medvedev e renditi në vendin e gjashtë në mesin e dhjetë ndeshjeve më të mira të vitit. Raketa jonë e parë u nominua edhe për sjelljen e tij prej një gentlemen-i në fushë.

Me kalimin në ekipin "Sacramento Kings", Aleksandër Vezenkov u bë bullgari i dytë në Federatën Kombëtare të Basketbollit pas Georgi Gllushkov. Në fillim të vitit ai doli kampion i kampionatit grek me skuadrën e “Olympiakos” dhe luajti në finalen e Euroligës.

Aleksandër Vezenkov

"Aleksandër Vezenkov pati një sezon të jashtëzakonshëm - thotë gazetari sportiv në BNR Ljubomir Todorov. - Vitin e kaluar ai u shpall sportisti i vitit në vendin tonë dhe meriton të zgjidhet edhe këtë vit, sepse është bullgari i parë që është shpallur si basketbollist më i vlefshëm në Euroligë."

Borjana Kalejn

Vajza e artë e gjimnastikës ritmike Borjana Kalejn fitoi titullin absolut evropian në kampionatin në Baku, duke u ngjitur në shkallën më të lartë pas një pauze njëzet e nëntë vjeçare për ekipin bullgar. Medalje të arta morën edhe vajzat nga ansambli Zhenina Trashlieva, Sofia Ivanova, Kamelija Petrova, Rejçëll Stojanov dhe Radina Tomova, duke përsëritur renditjen e kampionatit të bullgareve të vitit 1990.

Kampionet tona të gjimnastikës ritmike arritën një tjetër sukses të jashtëzakonshëm - Bullgaria fitoi titullin e ekipit botëror në Valencia.


Vendi ynë e përcjell vitin me lajmin e mirë se në Lojërat Olimpike 2024, Sofja do të jetë kryeqyteti botëror i sporteve dhe se ky vit ka rezultuar i suksesshëm edhe për disa garues në boks, mundje, peshëngritje, ski, atletikë, taekwondo, kikboks, karate, kanoe-kajak.

Viti po mbyllet me një shpresë - se në krye të futbollit bullgar do të qëndrojnë individë dinjitoz dhe të moralshëm; se rënia e turpshme gjatë qeverisjes 18-vjeçare të Borisllav Mihaillov, në të cilën kombëtarja jonë nuk arriti të kualifikohej në asnjë forum madhor dhe zemërimi u përshkallëzua në një përleshje, do të mbetet përgjithmonë në të kaluarën.

Fotot: BTA, BGNES, FIDE, fbgr.org, arkiva personale

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Një start i suksesshëm për Viktoria Tomova në turneun e tenisit WTA 1000 në Pekin

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..

botuar më 24-09-25 11.52.PD

Bullgaret janë të dhjetat në Olimpiadën e Shahut

Shahistet bullgare përfunduan në vendin e 10-të në renditjen përfundimtare të Olimpiadës së Shahut, e cila u mbajt në Budapest të Hungarisë. Në ditën e fundit të garës, Bullgaria mundi Italinë 3.5 me 0.5. Antoaneta Stefanova, Nurgul Salimova dhe..

botuar më 24-09-24 9.02.PD

Bullgaria i bashkohet Javës Evropiane të Sportit #BeActive

Për të dhjetën vit, Bullgaria merr pjesë në Javën Evropiane të Sportit #BeActive. Në periudhën 23-30 shtator, Ministria e Rinisë dhe Sportit organizon aktivitete të shumta për inkurajimin e marrjes aktive me sport, përmirësimin e aktivitetit fizik..

botuar më 24-09-23 4.20.PD