Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viktimat e “procesit të ringjalljes” u nderuan pranë fshatit Mogiljane

Foto: arkiv

Tubimi përkujtimor me rastin e 39-vjetorit të të ashtuquajturit “proces i ringjalljes” (prova e Partisë Komuniste Bullgare, me bashkëpunimin e Bashkimit Agrar Popullor Bullgar, për të asimiluar popullsinë myslimane në vend) u mbajt në afërsi të fshatit Mogiljane, komuna e Kirkovos(Bullgari Jugire). Në këtë ditë të vitit 1984, ushtarët qëlluan tre persona për shkak të pjesëmarrjes së tyre në një tubim paqësor kundër ndryshimit të emrave turk në emra bullgar. Mes viktimave ishte edhe Turkjan 17 muajshe, në kujtim të së cilës është ngritur një monument.

“Përkulem para viktimave të regjimit totalitar. Mund të shoh dhimbjen në sytë e tu, sepse ajo nuk është larguar. Do të luftojmë që kjo të mos ndodhë më në Bullgari, sepse falë jush erdhi demokracia dhe ne do t'ju jemi gjithmonë mirënjohës”, tha kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri /DPS/, Deljan Peevski, në fjalimin e tij në çezmën Turkjan, transmetoi Radio Kërxhali.

Tubimi pranë Mogiljanës është i fundit nga seria e tubimeve me të cilat Lëvizja për të Drejta dhe Liri përkujton ngjarjet e vitit 1984 në zonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Më shumë fluturime për në Burgas do ta bëjnë Detin e Zi një destinacion turistik gjatë gjithë vitit

Pritjet e mia për sezonin veror janë shumë të mira, tha për Nova Tv ministri i turizmit Evtim Milloshev. Ai tha se ura Carevo - Ahtopoll është rimëkëmbur, ndërsa ura Carevo - Vasiliko do të përdoret deri në fillim të qershorit. Milloshev njoftoi se ka..

botuar më 24-05-13 11.52.PD
Galaxy Leader

Hutët lejuan që emisarë të Kryqit të Kuq ta takojnë ekuipazhin e “ Galaxy Leader”

Një delegacion i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi ekuipazhin e anijes së ngarkesave "Galaxy Leader" të rrëmbyer nga hutët jemenas më 12 maj, njoftoi agjencia Xinhua, e cituar nga BTA. Në mesin e ekuipazhit prej 25 anëtarësh, të..

botuar më 24-05-13 11.12.PD
Llëçezar Bogdanov

13 maji është Dita e Lirisë Tatimore gjatë vitit 2024

Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit. Kjo është një datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që..

botuar më 24-05-13 9.59.PD