Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Foto: twitter.com/VisitTirana

Më shumë se gjysma e shqiptarëve janë optimistë për vitin 2024

57% e shqiptarëve besojnë se viti i ri 2024 do të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, vetëm 11% janë pesimistë dhe 32% kanë pritshmëri neutrale. Sipas këtij treguesi, Shqipëria është në listën e Top 5 të vendeve më shumë optimistene në botë, sipas rezultateve të sondazhit vjetor ndërkombëtar të Gallup International “Në fund të vitit”. Shqiptarët janë në Top 5 për optimizëm edhe sa i përket pritshmërive të tyre në lidhje me ekonominë. Për 54% do të sjellë prosperitet, për vetëm 12% - vështirësi ekonomike. Shqipëria është gjithashtu në pesë vendet e para, sipas të cilave viti 2024 do të jetë më paqësor se viti 2023. Kështu mendojnë 45% e njerëzve në vendin ballkanik. Për të bërë një krahasim, vetëm 9% e bullgarëve janë të mbushur me një optimizëm të tillë.

Protesta të opozitës në Serbi pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit


Koalicioni kryesor i opozitës "Serbia kundër dhunës", i cili doli i dyti me 23.5% të votave në zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit pas Partisë Progresive Serbe në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç (46%), beson se zgjedhjet ishin të manipuluara. Kjo u bë shkak për protesta që bllokuan qendrën e kryeqytetit serb. Deputeti Radomir Llazoviç njoftoi se përfaqësuesit e opozitës do të kërkojnë mbështetje ndërkombëtare për formimin e një komisioni të pavarur ndërkombëtar për të hetuar parregullsitë rreth votimeve të 17 dhjetorit. Nga ana e tij, presidenti Vuçiç tha se nuk do të lejojë që opozita e bashkuar rreth koalicionit "Serbia kundër dhunës" të vjedhë vullnetin e popullit. "Vox populi, vox dei. Zëri i popullit, zëri i Zotit. Ne nuk do t'i lejojmë ata të vjedhin", tha Vuçiç për televizionin "Pink", cituar nga BTA. Më 30 dhjetor, do të ketë zgjedhje të dyta në 30 seksione votimesh. Opozita kërcënoi se më 29 dhjetor do të bllokojë qendrën e Beogradit në shenjë proteste sepse rivotimi “nuk mund të zhbëjë mashtrimin”.

Maqedonia e Veriut refuzoi kërkesën e Ukrainës për pajisje ushtarake


Maqedonia e Veriut ka vendosur të mos plotësojë kërkesën e Ukrainës, të bërë një muaj më parë, për ndihmë të re ushtarake. Në konferencën vjetore, ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska deklaroi se pajisjet e kërkuara nga Ukraina janë të nevojshme dhe janë duke u përdorur në Maqedoninë e Veriut, transmeton “Slobodna Evropa”. Megjithatë, Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut është e hapur për trajnime të reja të ushtarëve ukrainas në territorin e saj. Në kërkesat e mëparshme, Maqedonia e Veriut ka dhuruar tashmë avionë dhe tanke për të mbrojtur Ukrainën kundër pushtimit rus, specifikon botimi.

Greqia i dha lamtumirën legjendës së saj muzikore Vasilis Karas


Greqia i dha lamtumirën idhullit të saj Vasilis Karas. Këngëtari i njohur grek, i cili ishte duke luftuar me kancerin, vdiq në prag të Krishtlindjeve në moshën 70-vjeçare në qytetin e tij të dashur të Selanikut. Në lamtumirën e legjendës në Selanik u mblodhën shumë adhurues nga vendi dhe jashtë vendit. E përcollën nën tingujt e muzikës së tij me një det lulesh, lotësh dhe thirrjesh “I pavdekshëm”. Këngëtari më vonë u varros në fshatin e tij të lindjes, Kokkinochori në rajonin e Kavallës. Në një intervistë me showmenin bullgar Sllavi Trifonov gjatë vizitës së tij në Bullgari në vitin 2017, kur u pyet se si arriti të qendrojë në skenë për 40 vjet, Karas u përgjigj: "Unë nuk e dua këngën, unë e adhuroj atë. Dhe do të mbetem shërbëtor i këngës". Para se të bëhej këngëtar, kompozitor dhe tekstshkrues, Vasilis Karas merrej me riparimin e makinave. Megjithatë, gjatë karrierës së tij muzikore, albumet e tij u bënë të arta dhe platini.

Foto: twitter.com/VisitTirana, BGNES, cnn.gr, tribuna.mk.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD