Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Austria për hyrjen e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen: Dy vendet kandidate duhet të pranojnë refugjatët

Gerhard Karner
Foto: BGNES

Ministri i Brendshëm austriak Gerhard Karner tha sot, 29 dhjetor, se duhet të ketë "përparim të dukshëm në fushën e mbrojtjes së kufijve të jashtëm të BE-së në mënyrë që Bullgaria dhe Rumania të futen në Shengen nga ajri. Sipas fjalëve të tij, kjo "do të thotë se vendosja e trupave në kufijtë e jashtëm të BE-së do të shtohet ndjeshëm, veçanërisht në Bullgari, Turqi, por edhe në Rumani dhe Serbi dhe kufijtë tokësorë do të vazhdojnë të kontrollohen, sidomos midis Rumanisë dhe Bullgarisë”. Ai shtoi se dy vendet kandidate për Shengenin duhet të pranojnë refugjatë, kryesisht nga Afganistani dhe Siria. "Këto janë kushtet e qarta dhe qëndrimi për të cilin ramë dakord, duke përfshirë tre vendet," theksoi Karner.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD

Parlamenti nuk filloi punë për të tretën ditë

Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..

botuar më 25-10-17 11.17.PD