Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radio Bullgaria ju uron një 2024 të qetë dhe të begatë!

Foto: Pixabay

Gëzuar Vitin 2024, të dashur miq të Radio Bullgarisë! 

Qoftë bujare me shëndet, paqe dhe lajme të mira për botën ku jetojmë!

Dhe ne premtojmë të vazhdojmë t'ju informojmë për ngjarjet aktuale në Bullgari. Ne do të pikturojmë tablonë e jetës në vendin tonë të bukur, duke treguar për traditat dhe zakonet shumëngjyrëshe, për trashëgiminë unike muzikore dhe horizontet e reja para krijuesve të rinj bullgarë. Do t'ju takojmë me personalitete që kontribuojnë në zhvillimin e vendit në drejtime të ndryshme, por edhe me ata që lavdërojnë sportin, kulturën dhe shkencën bullgare në mbarë botën. Dhe e gjithë kjo në bullgarisht dhe 10 gjuhë të tjera - anglisht, rusisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, greqisht, turqisht, serbisht, shqip dhe rumanisht.


Auditori i Radio Bullgarisë është e shpërndarë në të gjithë globin dhe në vitin 2023 botimet tona arritën afro 5 milionë njerëz. Disa prej tyre janë gjithashtu dëgjues të rregullt të programeve tona "Bullgaria Sot", të disponueshme në faqen e internetit të Radio Bullgarisë çdo ditë jave.

Dëgjoni Radio Bullgarinë, lexoni Radio Bullgarinë në 11 gjuhë edhe në Vitin e Ri 2024!

Ekipi i Radio Bullgarisë



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 18 qershor 2025

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e dedikuara muzikës, ju sjellim interpretimin më të fundit nga këngëtarët Todor Gaxhallov dhe Teodora Conçeva, të cilët bashkojnë forcat e tyre krijuese në një këngë duet. Ju..

botuar më 25-06-18 3.00.MD

Bullgaria sot – 17 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë "Personalitete" do tju njohim me Penka Petrosoviç, rugën drejt SHBA-së dhe Belgjikës dhe një takim të papritur me … Julia Roberts. Në rubrikën tonë të përditshme..

botuar më 25-06-17 3.00.MD

Bullgaria sot – 16 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e re të Atazar me titull "Krisi pushka". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:52- Lajme  13:30- Kënga e ditës

botuar më 25-06-16 3.00.MD