Bullgaria nuk pranon kushte shtesë në lidhje me refugjatët nga Siria dhe Afganistani. Kështu deklaroi ministri i brendshëm Kalin Stojanov para BNR-së për kthimin e emigrantëve në vendin tonë sipas rregulloreve evropiane dhe në lidhje me hyrjen tonë në zonën Shengen nga ajri dhe deti.
“Angazhimi i vendit tonë ka të bëjë me detyrimet sipas Rregullores së Dublinit – përgjegjësitë e shtetit me hyrjen e parë në Bashkimin Evropian”, saktësoi ministri. Sipas tij, Bullgaria nuk pranon dhe nuk mund të pranojë njerëz, për të cilët nuk është përgjegjës, shtoi ai.
Sipas Kalin Stojanov, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë një punë pozitive në lidhje me migrimin ilegal dhe situata në kufirin bullgaro-turk ka qenë jashtëzakonisht e qetë gjatë muajve të fundit. Ai pret që vendi ynë deri në fund të vitit të marrë një datë për përfundimin e kontrollit tokësor brenda BE-së.Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Më shpesh, bashkatdhetarët tanë kanë udhëtuar në Greqi..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari. Periudha e adaptimit, gjatë së cilës institucionet japin instruksione, po mbaron. Po fillojnë edhe..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë Kostinbrod, raporton BTA. Garuesit nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Spanja do të përballen me pengesat..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..