Nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Imer Mata" në fshatin Zapod të rrethit të Kukësit morën dhurata për Vitin e Ri nga Ambasada Bullgare në Shqipëri - njofton Shoqata "Bullgarët në Shqipëri" me kryetar Ahmet Bala. U bë traditë dhënia e dhuratave për fëmijët në fundvit, gjë për të cilën u janë mirënjohës mësuesit dhe prindërit, thuhet në njoftim. Fëmijët u larguan me çanta shpine plot me gjëra të mira, ëmbëlsira dhe sende të dobishme të shënuara me simbole bullgare.
“I jemi pafundësisht mirënjohës Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Shqipëri për donacionet e vazhdueshme për shkollën tonë”- shkruan në faqen e tyre në Facebook dhe nga Shkolla “Imer Mata”.
Kujtojmë se në muajin shtator në të njëjtën shkollë u hap edhe salla e parë e shkollore kompjuterike në të gjithë rajonin e Gorës së Kukësit. Pas idesë qëndrojnë përpjekjet e disa donatorëve bullgarë, Shoqatës Bullgare "Nasha Gora" dhe Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në Tiranë.
Më shumë foto dhe video nga atmosfera në shkollë pas dorëzimit të dhuratave për Vitin e Ri nga pala bullgare mund të shihni nga publikimi në faqen e Facebook-ut të Shkollës "Imer Mata" KËTU.
Përpilues: Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit dhe shoqatës "Pasqyra Shpirtërore", e cila u lançua në vitin..
Në Sofje u prezantua libri i ri "Komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë. Proceset shoqërore-politike dhe pasojat demografike (1913-2024)". Studimi i doc. Spas Tashev, demograf në Akademinë Bullgare të Shkencave, është botuar me mbështetjen e..
Gjatë viteve të fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka shënuar një rritje të vazhdueshme. Është folur për një flluskë çmimesh, e cila filloi të fryhej seriozisht që në periudhën e pandemisë, por pritshmëritë për shpërthimin e saj nuk u..
Një seminar krijues u mbajt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, pjesë e projektit "Diejt e Ballkanit" - një iniciativë e përbashkët e Agjencisë..