Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

13 vjet pa Nadka Karaxhovën

Bilbili i Trakisë u largua nga ne papritmas më 3 janar 2011

Nadka Karaxhova
Foto: panagyurishte.org

Në këtë ditë të vitit 2011 u largua nga kjo botë emblema e këngës popullore të krahinës trake, Nadka Karaxhova. Në moshën 73-vjeçare, ajo la pas qindra këngë të regjistruara për Radion Kombëtare Bullgare, Televizionin Kombëtar Bullgar dhe ish-kompaninë muzikore shtetërore "Balkanton".

"Mjeshtëri e klasës më të lartë - vetëm kështu mund të flitet për performancat e saj, shumica e të cilave janë bërë një shembull i arritjeve kryesore të artit të këngës popullore bullgare" - kështu e përshkruajnë specialistët fenomenin e Nadka Karaxhova. Adhuruesit e këtij zëri janë në të gjithë botën. Ajo njihet si për interpretimet e saj solo, ashtu edhe si pjesë e ansamblit legjendar “Filip Kutev”kuartetit “Sllavej” (“Bilbili”), dhe e ansambleve të tjera muzikore. Dhe këngët e saj prej kohësh i kanë kaluar kufijtë e atdheut, duke u bërë pjesë e trashëgimisë muzikore botërore.

Le ta kujtojmë Nadka Karaxhovën me nderim dhe respekt në një botim të Radio Bullgarisë nga viti 2011 - "Ndarje me Nadka Karaxhovën", si dhe në materialet që lidhen me emrin e saj nga arkivi i Radio Bullgarisë.

Nderim në kujtim të këngëtares së madhe Nadka Karaxhova!

Përpiloi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes

Në kishën ruse "Shën Nikollaj Mirlikijski” u nderua solemnisht kujtimin e Shën Serafimit të Sofjes. Shërbesa u kryesua nga Peshkopi i Melnikut Gerasim në bashkëpunim me kreun e kishës At Vlladimir Tishçuk dhe priftërinj nga kishat ortodokse bullgare..

botuar më 24-02-26 3.52.MD

151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit

Më 19 shkurt mbushen 151 vjet nga vdekja e Vasill Levskit. Të shumta janë veprat popullore kushtuar Apostullit të Lirisë Bullgare. Në fondin e pasur të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) ruhen një sërë këngësh të cilat na e mbajnë të gjallë..

botuar më 24-02-19 5.05.PD

16 vjet Kosova e pavarur

16 vjet kaluan nga ai 17 shkurt i vitit 2008 kur Kosova u bë shteti më i ri në botë. Kjo ndodhi pasi shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe Presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu shpallën  Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Më 15 qershor të..

botuar më 24-02-17 5.05.PD