Ditën e enjte pas mesditës vranësirat sërish do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të fryjë erë e dobët, në fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, kurse maksimalet do të jenë të larta për stinën – ndërmjet 11° dhe 16°. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë 12°, në Sandanski 15°, në Plovdiv dhe Kërxhali 13°, në Burgas dhe Varna – 14°.
Para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m nga bora.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregut të Detit të Zi. Pas mesditës vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu në Bregdetin Jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9° - 10°.
Vranësira të ndryshueshme priten edhe në të gjithë territorin e Evropës.Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë kushte për dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë kryesisht mot me diell. Do të fryjë..
Shuma e pagës minimale nga 1 janari 2026 do të jetë më e ulët se ajo e parashikuar në Kodin e Punës. Këtë e tregon projektbuxheti i sigurimeve shoqërore, të cilin disponon BNR “Horizont”. Sipas informacioneve tona, paga minimale do të jetë 605 euro,..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri i energjisë, Zheço Stankov, i cili, së bashku me komisionerin evropian për energjinë, Dan..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..