Ai është 24 vjeç, me origjinë nga qyteti bullgar Rakovski, por gjithë jetën e ka kaluar në Itali. Aktualisht është student në Akademinë e Muzikës “Santa Cecilia” (Accademia Nazionale di Santa Cecilia) në Romë për klarinetë, por është i dashuruar me gajden dhe më konkretisht me gajden e Rodopeve Kaba.
Për herë të parë ai dëgjoi tingullin magnetik të gajdes Kaba jo në Bullgari, por në Romë, kur ishte ende nxënës. Në klasën e 6-të filloi t'i binte flautit dhe me këtë rast gjyshi i tij nga Bullgaria i dërgoi një libër me fotografi të instrumenteve të ndryshme. Stefanit i bëri shumë përshtypje imazhi i gajdes. Ai filloi të kërkojë informacion në lidhje me instrumentin frymor në internet. “Herën e parë që e pash gajden, isha ulur te kompjuteri dhe kur e dëgjova se si tingëllonte, u frymëzova shumë. Pastaj thashë me vete: “Duhet me çdo kusht të mësoj të luaj këtë instrument!”, kujton Stefani dhe shton:
"Kur e pashë, ishte dashuri me shikim të parë. Kështu lindi interesi im. Dhe verën kur erdha në Bullgari, takova gajdexhiun Nikollaj Kabaivanov, i cili jeton në qytetin Rakovski. Ai ma bëri instrumentin dhe filloi të më jepte mësime, gjatë pushimeve më mësonte, pastaj kthehesha këtu në Romë për shkollë, por mësimet vazhdonin në Skype. Kështu, pak nga pak u mësova të luaja, jam krenar që jam nxënës i Nikollaj Kabaivanov, i cili, nga ana e vet, është nxënësi i një nga gajdexhinjtë më të mëdhenj në vendin tonë - Dafo Trendafillov" , thotë Stefan.
Bashkatdhetari ynë nga Roma merr pjesë në evente të ndryshme muzikore në vendin tonë. Vitin e kaluar ai fitoi çmimin e dytë në konkursin e gajdexhinjve në fshatin Gela të Rodopeve. Ai na tha se e do shumë edhe muzikën klasike, ndaj ka zgjedhur specialitetin e klarinetës në akademinë muzikore “Santa Cecilia”, ndonëse së pari ka mësuar të luante gajde, dhe shumë më vonë e ka marrë klarinetën. Thjesht sepse këtu në Itali nuk studiojnë gajde dhe muzika klasike më jep shumë”, thotë Stefan. Megjithatë, gajdja mbetet pasioni i tij i madh. “Ajo më kujton rrënjët e mia, përmes saj lidh dy anët e mia – bullgarishten dhe italishten”, thotë Stefan dhe shpjegon:
"Foklori bullgar është i mrekullueshëm! Sigurisht që e di mirë! Sepse luaj gajden, interpretoj këngë popullore nga Rodopet, tipike për gajden e Rodopeve Kaba. Më kujtojnë Bullgarinë. Dhe kur je jashtë vendit, është shumë emocionuese. Me prek shume thelle. Në Itali nuk ka gajde te tille, ata e kane gajden e tyre zampogna, por ajo nuk është si gajdja jone Kaba, e cila ka një ton më të butë dhe më të ulët, ka një tingull specifik. Italianëve u bën shumë përshtypje kur e dëgjojnë për herë të parë. Më pyesin “Po çfarë është ai tingull?! Është e mrekullueshme! E pabesueshme!" Madje një muaj më parë, një italian më kontaktoi në internet dhe donte që t'i jepja mësime të gajdes Kaba", thotë Stefan.
Tashmë muzikanti i ri dëshiron t'ua përcjellë dashurinë për muzikën maturantëve të shkollës bullgare të së dielës në Romë "Asen dhe Ilija Pejkovi". Mësimet me fëmijët fillojnë në fillim të vitit 2024. "Dhe sigurisht që do të theksojmë muzikën popullore bullgare dhe gajden" - tha në përfundim Stefan Borgoxhijski.
Lexoni më shumë:
Foto: arkiv personal, Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Më 28 gusht fillojnë garat më të rëndësishme për atletët me aftësi të kufizuara nga e gjithë bota - Lojërat Paraolimpike në Paris 2024. Për herë të katërt në një forum kaq prestigjioz, Stella Eneva do të marrë pjesë në disiplinën e hedhjes së..
Vendi ynë filloi të fitonte rregullisht medalje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1952. Sportisti i parë vendas që u kthye me bronz nga Lojërat e Helsinkit ishte boksieri Boris Georgiev-Mokata. Sa do të jetë numri i tyre nga lojërat e tanishme në..
Pothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..