Basketbollisti Aleksandër Vezenkov fitoi çmimin Sportist numër 1 i Bullgarisë për vitin 2023. Ky është çmimi i dytë radhazi për basketbollistin më të mirë bullgar, i cili tashmë drejton ekipin e “Sacramento Kings” në “Asociacionin Kombëtar të Basketbollit” të SHBA-së. Ai mblodhi 1009 pikë dhe kryesoi edicionin e 66-të të sondazhit tradicional të kryer nga Shoqata Bullgare e Gazetarëve Sportivë. Vezenkov u bë numri 1 edhe në votën e tifozëve.
Për çmimin u nominuan 69 sportistë. Tenisti numër 1 i Bullgarisë Grigor Dimitrov përfundoi në vendin e dytë me 711 pikë. Treshja u plotësua nga notari Petër Micin me 684 pikë. Me 587 pikë, Albert Popov, i vetmi bullgar në elitën e skive alpine, u rendit i katërti. Peshëngritësi Karllos Nasar përfundoi i pesti në sondazh me 572 pikë. Nurgyll Salimova (shah) u rendit e gjashta në renditjen për "Sportisti i Vitit" me 459 pikë. Gjimnastja Borjana Kalejn fitoi vendin e shtatë me 301 pikë.
Vendin e parë në mesin e ekipeve e fitoi ekipi kombëtar bullgar i shahut për femra me 940 pikë. Në kategorinë për sportistë me aftësi të kufizuara të Bullgarisë për vitin 2023 fitoi atleti Hristijan Stojanov me 430 pikë. Fituesi në edicionin e 40-të të sondazhit për "Trajnerin e Vitit" në Bullgari, organizuar nga gazeta “Trud” u bë Nikollaj Vakareev, trajner personal i notarit Petër Micin, me 115 pikë.
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...
Basketbollisti më i mirë bullgar Aleksandër Vezenkov u zgjodh për të dytin vit radhazi si lojtari më i mirë jashtë Shoqatës Kombëtare Amerikane të..
Fillon ngjarja më e madhe e atletikës së lehtë në Bullgari – Wizz Air Sofia Marathon 2025 . Më 11 dhe 12 tetor, rrugët e Sofjes do të shndërrohen në një..