Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë.
Shumë njerëz zgjedhin malin Vitosha, afër Sofjes, si një vend për të kaluar ditët e tyre të pushimit dhe për t'u kënaqur me hobin e tyre të preferuar.
Mijëra bullgarë dhe të huaj e mirëpritën Vitin e Ri në Bansko. Qyteti i zhytur në mesë të shpateve të malit Pirin është një destinacion i preferuar për shumë turistë nga vendet fqinje – Greqia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Rumania.
Këtë sezon dimëror pushimorja Borovec në Rilla është i stërmbushur nga turistë. Moti i mirë lejon skijimin si dhe shëtitjet në mal.
Vendpushimi Pamporovo në Rodopet, i cili këtë muaj për herë të parë në historinë e tij do të presë Kupën e Botës në Snowboard, tashmë ka mirëpritur turistët e parë - adhurues të turizmit dhe të skive. Nga të gjithë mysafirët më të vegjlit janë më të pasionuarit.
Ndonëse nuk mund të krahasohet me vendpushimet më të mëdha dimërore në vendin tonë, rajoni i skive Kartalla, i vendosur vetëm 25 km larg qytetit Bllagoevgrad në malin Rilla, ka një teleferik dhe gjithashtu tërheq entuziastë të shumtë të sporteve dimërore.
Përpilues: Ivan Petrov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, BGNES, pamporovo.me
Tradita kineze mori jetë në kuadër të Festivalit të parë dyditor të Varkave të Dragoit në vendin tonë, i cili është pjesë e aktiviteteve të shumta në programin "Vera me kulturën kineze në Bullgari" (qershor-gusht). Gara..
Kryeqyteti i lashtë Veliko Tërnovo është një nga qytetet më të bukura dhe më të preferuara bullgare për turizmin kulturor. Çdo vit ai vizitohet nga një numër rekord turistësh nga vendi dhe nga e gjithë bota. Ju ofrojmë një..
Në pranverë, parku natyror "Zllatni Pjasëci" bëhet një vend tërheqës për banorët e Varnës dhe mysafirët e qytetit. Ndodhet 17 km në verilindje të qytetit të Varnës, paralelisht me bregun e detit dhe rrethon kompleksin turistik..