Lufta, vdekja dhe kriza – kjo është frika kryesore e bullgarëve. 28,3 për qind e tyre kanë frikë nga lufta, 23 për qind – nga vdekja dhe pothuajse 1/5 kanë frikë nga një krizë ekonomike apo financiare. Të dhënat janë nga një sondazh përfaqësues i Qendrës Kombëtare për Kërkime Parlamentare nga fundi i vitit 2023.
Personat mbi 59 vjeç janë më së shumti të shqetësuar për fundin e jetës së tyre, shumica e tyre kanë arsim të ulët dhe jetojnë në vendbanime të vogla. Kriza shqetëson bullgarët më të rinj dhe më të vjetër, kryesisht ata të etnisë rome dhe turke. Por shqetësimi për luftën është i shpërndarë në mënyrë të barabartë midis njerëzve të grupeve të ndryshme sociale dhe demografike. Sipas 69% prej të anketuarve, lufta në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë e Bullgarisë. Për 54%, lufta në Lindjen e Mesme është gjithashtu një kërcënim.Parlamenti bullgar do të zgjedhë kryetarin e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare (DANS) me propozim të qeverisë, në vend që ai të emërohet me dekret presidencial. Këtë e miratoi Kuvendi Popullor në lexim të parë dhe të dytë, si pjesë e..
Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë..