2/3 e pasagjerëve në Aeroportin e Sofjes do të kalojnë më shpejt nëpër terminale pas hyrjes së Bullgarisë në Shengenin ajror nga 31 marsi, sepse nuk do të ketë kontroll pasaportash, tha për portalin "Sega", Jesus Caballero, drejtor ekzekutiv i kompanisë operatore të aeroportit. Hapja e korridoreve për kalim të lirë do të bëhet brenda natës. Ndarja e fluturimeve në terminalet 1 dhe 2 do të jetë e ndryshme nga ajo aktuale dhe do të zhvillohet një fushatë informuese së bashku me kompanitë ajrore që të mos ketë pasagjerë që shkojnë në terminalin e gabuar.
Gatishmëri për Shengenin ka shpallur edhe Aeroporti i Burgasit. "Akoma gjatë projektimit të Terminalit 2, supozohej se ai do të plotësonte kushtet për t'u shërbyer pasagjerëve nga Shengeni," tha për BTA drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Burgasit Georgi Çipillski.
70% e pasagjerëve në aeroportet në Sofje dhe Burgas janë nga vendet e Shengenit.Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..