Në ambientet radiodashëse pranohet dërgimi dhe marrja e të ashtuquajturave Kartolina QSL – konfirmim me shkrim i një lidhje radioje të realizuar. Emri rrjedh nga kodi në të cilin "QSL?" do të thotë "A konfirmoni pranimin?" dhe "QSL" do të thotë "Konfirmoj pranimin".
Radio Bullgaria, si pjesë e familjes së Radios Kombëtare Bullgare, gjithashtu ka një traditë shumëvjeçare të konfirmimit të transmetimeve të saj, fillimisht në valë të shkurtra dhe të mesme, dhe më pas në programet në 10 gjuhë në faqen e saj të internetit.
Pasi Radio Sofja filloi të dëgjohej në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe Amerikën e Veriut filloi të dërgonte Kartolina QSL. Seritë e atëhershme ishin 3 me 36 Kartolina QSL secila. Pasardhësi i drejtpërdrejtë i transmetimeve jashtë vendit është Radio Bullgaria, e cila vazhdon traditën e dërgimit të konfirmimeve për një lidhje radiofonike të realizuar.
Në vitin 1992, artisti Teodor Ushev krijoi për provë 3 Kartolina QSL, me të cilat mori pjesë në konkursin kanadez "Grafika kompjuterike e aplikuar" dhe me njërën prej tyre fitoi çmimin e madh. Kjo kartolinë konsiderohet të jetë QSL-ja e parë zyrtare e Radio Bullgarisë.
Më vonë Ushev pikturoi edhe serinë prej 6 QSL-ve të quajtura “Monitor Club”. Dhe përsëri njëri prej tyre u shpërblye me vendin e parë në konkursin në Kanada.
Të gjitha kartolinat janë bërë në stilin karakteristik të artistit bullgar tashmë me famë botërore - një kombinim i dizajnit grafik dhe imagjinatës së pasur.
Radio Bullgaria ndër vite vazhdon të dërgojë kartolina me pamje të ndryshme, pika turistike dhe bukuri të ndryshme të Bullgarisë.
Dhe tani Radio Bullgaria ka përgatitur një dhuratë për ju - kushdo që dëshiron mund të marrë serinë e Kartolinave QSL të artistit Teodor Ushev. Për këtë, mjafton të na dërgoni një email në kutinë tonë të re postare reception.report@bnr.bg ose në adresën: Bullgari, Sofje, 1040, bulevard Dragan Tsankov Nr. 4, BNR, Desislava Semkovska. Duhet me patjetër të shënoni një adresë kthimi.
Jemi në pritje të kartolinave tuaja!
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në minutat e dedikuara muzikës, ju prezantojmë këngën më të re të Nina Nikolinës, me titullin “Pasqyrë”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.29 – Lajmet 11.33 – Kënga e Ditës
Të nderuar miq, në këtë program të përgatitur posaçërisht për festën e 22 shtatorit – Dita e Pavarësisë së Bullgarisë, do të dëgjoni dy materiale të përzgjedhura nga rubrikat tona. Materiali i pare do t’ju kthejë pas në kohë dhe do t'ju tregojë historikun..
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 19 shtator 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Pas kësaj në minutat kushtuar muzikës ju ofrojmë veprën "Rapsodia" nga Veselin Stojanov në një interpretim të Orkestrës Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare..
Të nderuar miq, në edicionin e sotëm të programit tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën tone..
Të nderuar miq, në edicionin e sotëm të programit tonë të ditës ju ofrojmë tema të zgjedhura nga koleksioni i Radio Bullgarisë. Në rubrikën tone..