Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Pozicioni i Bullgarisë për rregullimin e teknologjive të reja gjenomike, të quajtura "OMGJ-të e reja", nuk është ende i qartë

Foto: Rojters

Ende nuk është e qartë se si do të votojë Bullgaria më 11 janar në Bruksel, kur do të mbahet një takim i Këshillit të Ministrave të Mjedisit të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian - pro ose kundër futjes së rregulloreve për teknologjitë e reja gjenomike në Europë.

Para dhjetorit, vendi ynë votoi "abstenim" në një forum të ngjashëm, por ministrat e bujqësisë dhe, pak ditë më parë, ekspertë vendas në fusha të ndryshme të shkencës u deklaruan kategorikisht kundër rregullores së propozuar nga Komisioni Evropian për - sipas fjalëve të tyre - "gjeneratën e re të bimëve të modifikuara gjenetikisht".

Rregullorja për bimët e marra nga disa teknika të reja gjenomike dhe ushqimi dhe furagjeri prej tyre është kthyer në "mollën e sherrit" - jo vetëm midis vendeve në Evropë, por edhe midis ekspertëve të Kontinentit të Vjetër.

Ditë përpara votimit për temën nga Këshilli i Ministrave të Mjedisit dhe Ujit - Sofja organizoi një tryezë të rrumbullakët ku shkencëtarët, fermerët dhe politikanët u përplasën me pozicione "pro" ose "kundër" dokumentit kushtuar teknologjive të reja gjenomike të përcaktuara nga shumë njerëz si një gjeneratë e re e organizmave të modifikuar gjenetikisht (OMGJ).

Ata këmbëngulin që Bullgaria të jetë, nëse jo "kundër" projekt-rregullores, atëherë të paktën "të abstenojë" - siç u votua në dhjetor në Këshillin e Ministrave të Bujqësisë dhe Peshkimit:

Ende nuk është vendosur përfundimisht – në votimin e fundit në të cilin kam marrë pjesë – në Këshillin e Ministrave, vetëm unë dhe Gjermania votuam “abstenim”, tha ministri i bujqësisë Kirill Vëtev për BNR.

Kirill Vëtev

"Këta organizma të modifikuar gjenetikisht, pavarësisht se si modifikohet gjenomi i tyre, çfarë metodologjie përdoret - ata nuk janë të destinuar për fermerët, as për kopshte," paralajmëroi docenti Stojan Beshkov nga Muzeu Kombëtar i Shkencave të Natyrës në Akademinë Bullgare të Shkencave:

“Kjo është vdekje dhe shkatërrim i biodiversitetit! Duhet të themi kategorikisht "jo".

Mirëpo, ministri i bujqësisë Kirill Vëtev dha një shembull pozitiv:

Bazuar në këtë arritje, Japonia ka krijuar tashmë domate që rregullojnë presionin e gjakut; tashmë është i mundur trajtimi i më shumë se 7000 sëmundjeve, madje sëmundje kronike, tumore, sëmundje kardiovaskulare, diabeti, Alzheimer. Tendencat tregojnë se kjo është bujqësia organike e së ardhmes!

I bëjmë thirrje ministrave dhe qeverisë bullgare që njerëzit në fakt duan gjëra krejtësisht të ndryshme! Ata nuk duan rendimente më të larta apo përfitime më të mëdha ekonomike për një pjesë të vogël prodhuesish," kërkoi kryetari i një kooperative në Sofje, Nikollaj Genov, në një protestë të organizuar nga organizatat bujqësore për shkak të shqetësimeve të tyre për heqjen e mundshme të rregulloreve të organizmave të modifikuar gjenetikisht pas votimit në nivel të Bashkimit Evropian.”

Këto protesta, kjo energji e qytetarëve, bënë që ministri i bujqësisë të votojë “abstenim”. Por tani më 11 janar është votimi i dytë, kur duhet të votojë edhe ministri i mjedisit. Sipas nesh, kjo është vota më e rëndësishme dhe nëse mund ta bindim të votojë “kundër” do të jetë më mirë”, theksoi Ilijan Iliev, kryetar i Qendrës Publike për Mjedis dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në Varna.

"Ajo që po ndodh tani po hedh përsëri pluhur në sytë e publikut. Premtimet, me zë të lartë, se do të luftojmë urinë në botë, do të krijojmë disa bimë mrekullibërëse që do t'i përgjigjen të gjitha ndryshimeve klimatike. Para së gjithash, uria në botë aktualisht është për shkak të vendimeve krejtësisht politike dhe jo sepse nuk kemi ushqim për ta ngopur atë”, tha Ivelin Tonçev nga “Blizkata Ferma” (“Ferma e Afërt”), i cili mori pjesë në diskutimin e organizuar nga Shoqata “AGROLINK”, që mbështet zhvillimin e bujqësisë organike dhe kulturës së konsumit organik.


Në një qëndrim të përbashkët ata bashkojnë më shumë se 100 organizata joqeveritare, të cilat kërkojnë që dokumenti të rishkruhet, sepse “është një fyerje për të gjithë shkencëtarët që kanë studiuar gjenetikë dhe bioteknologji, sepse nuk bazohet në asnjë parim shkencor”, tha Doktoresha e Inxhinierisë Svetlla Nikollova nga "AGROLINK".

“Lobi agrobiokimik u përpoq ta imponojë këtë rregullore, po në momentin e fundit kjo nuk ndodhi. Për fat të keq, përfaqësia belge ka përsëri ambicien për të vendosur këtë rregullore, mundësisht deri në shpërbërjen e këtij parlamenti”, shtoi Marijana Hristova, avokate nga koalicioni “Bullgaria pa OMGJ”.

Avokatja Marijana Hristova

"Tema e teknikave të reja gjenomike në nivelin e BE - së është marrë në konsideratë që nga viti 2014. Ekziston një vendim i Gjykatës Evropiane nëse teknikat e reja gjenomike hyjnë në fushën e rregullimit ekzistues për organizmat e modifikuar gjenetikisht apo nëse ka nevojë për një rregullore të re" shpjegoi eurodeputeti nga "Rinovo Evropën" Atixhe Alieva-Veli, duke shqyrtuar edhe vendimin e gjykatës:

Atixhe Alieva-Veli

"Nga këndvështrimi i produktit burimor të organizmit të modifikuar gjenetikisht - qoftë me teknika gjenomike konvencionale ose me teknika të reja gjenomike, ky produkt duhet të bjerë në fushën e rregullores që vepron aktualisht në BE për OMGJ."

Megjithatë, gjatë vlerësimit të produktit përfundimtar, disa nga produktet e përftuara me teknika të reja gjenomike nuk bëjnë pjesë në këtë rregullore. Nga ky këndvështrim, Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapa për përditësimin, modernizimin e legjislacionit të OMGJ-ve me një të ri”, shtoi ajo.

"Problemi është se rregullorja parasheh heqjen e rregullimit, kontrollit dhe etiketimit, dhe kështu prodhuesit dhe konsumatorët nuk do të kenë informacion për këto produkte të marra nga teknologjitë e reja gjenomike," tha docenti Veselin Doçev – profesor në degën e mbrojtjes së bimëve në Universitetin e Shumenit dge agronom në Institutin e Bujqësisë në qytet.

Kur humbet kontrolli, e gjithë kjo gjë do të patentohet, teknologjitë e reja gjenomike. Prodhuesit bullgarë do të dalin nga tregu”, shtoi agronomi. Sipas tij nuk duhet të merren shpejt vendimet.

Së pari le të shohim se çfarë ndikimi ka në vitalitetin, në shëndetin e njerëzve dhe kafshëve. Përzgjedhja jonë është mjaft e mirë, por biodiversiteti është ngushtuar shumë - varietetet e huaja u përhapën dhe përzgjedhja е varieteteve tona pothuajse është shtyrë në fund. Mendoj se kemi varietete të mira që po japin rezultate shumë të mira deri më tani”.

"Ne këmbëngulim që qeveria jonë të mbrojë varietetet bullgare - pa mbështetur hyrjen e specieve të reja, sidomos OMGJ," tha Cvetanka Dimitrova nga kooperativa ushqimore Hrankoop-Sofia dhe kryetari i Shoqatës së Fshatrave Bullgare Borisllav Borisov theksoi:

“Ne si shoqatë e kemi diskutuar këtë çështje me shumë kryetarë fshatrash dhe me fermerë të vegjël dhe të mesëm, të cilët janë thelbi i bujqësisë bullgare nëpër fshatra. Ata janë jashtëzakonisht të shqetësuar për Bullgarinë që bie në një zonë helmuese të OMGJ -ve, sepse ky infeksion do të përhapet".


Dhe megjithëse po ndryshohet shkurtesa e OMGJ-së – me termin e ri “teknologji të reja gjenome” , për të ikur nga fokusi i vëmendjes së publikut, gënjeshtra është më se e dukshme!”, theksoi ai.

OMGJ nuk është e keqja universale! Sigurisht, kjo është një teknologji e re - është normale të ketë mohim ekstrem, është gjithashtu normale të ketë pritshmëri të mëdha, e vërteta, si gjithmonë, është diku në mes”, theksoi drejtori i Institutit Bujqësor në Sofje, profesori Ivan Atanasov, dhe kryetari i Shoqatës Bullgare të Kultivuesve të Mjedrës Bozhidar Petkov deklaroi:

"Unë nuk do të them asnjë fjalë të vetme kundër ose për teknologjitë gjenomike, sepse shkenca aktualisht po zhvillohet me një ritëm kaq marramendës saqë ndërgjegjja jonë në shumë raste nuk mund të jetë e vetëdijshme për këtë."

Është e pashpjegueshme për mua se si të gjithë njerëzit që janë të interesuar për bujqësinë, për natyrën në Bullgari, tregojnë OMGJ-të si shkakun e vetëm të të gjitha të këqijave tona që lidhen me bujqësinë, me mbrojtjen e mjedisit natyror, me pesticidet e mbetura”, theksoi kryetarja e Akademisë Bujqësore, profesoresha dr. Violeta Bojanova, sipas së cilës “tjetra, që është gjithashtu e pashpjegueshme, është kur njerëzit që krijojnë teknologjitë thonë se kjo është një ilaç – kjo nuk është qasja e duhur për një shkencëtar”.

Kategoria 1 përfshin bimët që gjenden në natyrë ose janë marrë nga shumimi konvencional.

Një kusht i detyrueshëm është që të mos ndryshojnë nga bima nënë me më shumë se 20 modifikime – pikërisht në to shohin problem kundërshtarët e rregullores.

"Teknikat e OMGJ-ve: një gjen i caktuar merret nga një specie tjetër - mund të jetë nga një familje tjetër, një mbretëri tjetër. Le të themi nga speciet shtazore një gjen mund të transferohet në një bimë dhe kjo trajtohet si një organizëm i modifikuar gjenetikisht. Dhe me teknologjitë e reja gjenomike: përdoret i njëjti lloj bime dhe prandaj thonë se nuk ka problem dhe se nuk është OMGJ, por kur merret një gjen, që në fakt nuk do të jetë saktësisht një gjen, sepse në një vend mund të ndryshohen deri në 20 gjene dhe transferime të tilla gjenesh mund të bëhen në 20 vende”, shpjegoi doc. Doçev për programin Horizont të Radio Bullgarisë:

"Është marrë një gjen nga e njëjta bimë, nga e njëjta specie, dhe ai vendoset në një bimë të së njëjtës specie – por ju nuk e dini se si bima do ta lexojë këtë informacion dhe nëse do të ketë efekte anësore - ky është shqetësimi!"

Kategoria 2 përfshin të gjitha impiantet e tjera të marra përmes teknologjive të reja gjenomike. Për to zbatohet legjislacioni ekzistues për OMGJ-të, ashtu si deri tani, theksojnë institucionet.

Ky projekt nuk ndryshon legjislacionin aktual për OMGJ-të. Respektivisht, ligji bullgar për OMGJ, i cili është në fuqi”, theksoi dr. Ivelin Rizov – ekspert shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Dr. Ivelin Rizov

Disa njerëz që nuk u referohen të dhënave shkencore, flasin për një OMGJ të re, që tashmë është një manipulim i opinionit publik, sepse bëhet fjalë për teknika të reja gjenomike”, komentoi ministri i bujqësisë para tryezës, ku morën pjesë edhe deputetët e partive “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.

Mes tyre ishte edhe eurodeputeti nga radhët e konservatorëve dhe reformistëve evropianë Angell Xhambazki, sipas të cilit “kjo ka të bëjë me bujqësinë, por mbi të gjitha ka të bëjë me politikën – të konsolidimit, monopolizimit dhe varësisë”.

Angell Xhambazki

Teknikat e reja gjenomike nuk mund të përkufizohen as si të rrezikshme dhe as të sigurta, kështu që mund të argumentohen edhe të dyja opinionet – të jesh kundër këtij legjislacioni ose të mbështesësh këtë legjislacion”, tha gjithashtu eurodeputetja Atixhe Alieva - Veli dhe kolegu i saj Angell Xhambazki. :

Mendimi im ka qenë gjithmonë dhe do të vazhdojë të jetë votimi kundër politikës së OMGJ-ve, sido që të quhet. Do të ishte shumë më e arsyeshme dhe e dobishme që ne si shoqëri të përpiqemi të ruajmë sa më shumë pavarësinë në këtë fushë. Njerëzit që merren me bletët, me tokën, me fermat - kjo është e ardhmja; ushqimi është dita e nesërme!

Foto: Rojters, Maria Fileva, BGNES, arkiv

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD