Në vitin 2024 do të diskutohet data për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel në një kontroll blitz në Parlament. “Sipas vendimit, pas hyrjes me kufij ajror dhe detar më 31 mars, do të ketë një datë në vitin 2024 për heqjen e kontrolleve kufitare tokësore. Pas 31 marsit, Bullgaria nuk do të jetë më vëzhguese në tryezën e vendimmarrjes. Bullgaria do të jetë anëtare me të drejta të plota, duke marrë pjesë në diskutime, duke pasur të drejtën e votës”, shpjegoi Gabriel.
Do të ketë rritje të pagave për punonjësit vendas që punojnë në përfaqësitë e huaja dhe do të rritet buxheti i Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, iu përgjigj ministrja një pyetjeje tjetër. Për vitin 2024, buxheti i ministrisë është rritur me mbi 7.5 milionë euro.Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov dha një intervistë për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ku deklaroi: "Mesazhi im për qytetarët shqiptarë është se Bullgaria dhe populli bullgar janë një aleat dhe mik i besueshëm për ju." Ne jemi të gatshëm të..
Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Kryetarja e grupit “Rinovo Evropën” në Parlamentin Evropian, Valérie Hayer, kërkoi që Komisioni Evropian të dërgojë urgjentisht një mision në Bullgari..
Në një takim në Parlament, në prani të drejtuesve të partive, koalicioni GERB-SDS dhe partia “DPS-Fillimi i Ri” u dakorduan për një mandat të plotë..
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit, To Lam, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari, u prit me një ceremoni solemne nga..