Qeveria nuk ka marrë asnjë angazhim tjetër përveçse të veprojë mjaft shpejt për shpejtësinë e përpunimit të kërkesave për azil siç kërkohet nga Marrëveshja e Dublinit. Kështu i është përgjigjur kryeministri Nikollaj Denkov në sallën plenare pyetjes së liderit të “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, duke hedhur poshtë frikën se vendi ynë mund të “përmbytet” nga emigrantët.
Kryeministri theksoi se nuk është diskutuar për numra dhe gjithçka tjetër është një përpjekje për të trembur njerëzit.
“Meqë ra fjala, ndryshimet në Rregulloren e Dublinit do të ndihmojnë Bullgarinë që të mos rrezikohet të “përmbytet”, siç thoni ju, nga refugjatët, sepse në rregulloren e re ata duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë me vendet e tjera”, iu drejtua Nikollaj Denkov deputetit.Një rrugë e re për Bashkimin Evropian u përvijua nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Bashkimit para eurodeputetëve në Strasburg disa ditë më parë. Shkurt, baza e kësaj rruge të re..
Bullgaria është ndër vendet që pritet të bllokojnë shumicën e propozimeve të Komisionit Evropian për sanksione kundër Izraelit për shkak të veprimeve të tij në Rripin e Gazës, shkruan "Politico". Kjo pritet të ndodhë më 17 shtator, gjatë një takimi në..
Në kuadër të një vizite pune në Shqipëri sot, më 16 shtator, ministri i mbrojtjes i Bullgarisë, Atanas Zaprjanov, mori pjesë në panelin "Vendet e Evropës Juglindore si garantues të sigurisë së Bashkimit Evropian" në Forumin për Ndërlidhje – Tirana..