Në një ceremoni solemne më 25 janar - Dita e Radios Kombëtare Bullgare, do të jepen çmimet vjetore të gazetarisë të medias. Të nominuarit mund të shihen tani në faqen e internetit bnr.bg, ndër të cilat është edhe "Radio Bullgaria".
Redaksia “Bullgaria” e “Radio Bullgarisë” është nominuar për çmimin e madh “Sirak Skitnik” për një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e BNR-së për punën e ekipit në përhapjen e kulturës bullgare jashtë vendit.
Elena Karkallanova, redaktore përgjegjëse, u nominua për Çmimin e Radio Gazetarisë - një çmim individual për prani të jashtëzakonshme. Elena është një nga tre prezantuesit e programit "Bullgaria Sot", i cili në një formë të përmbledhur paraqet ngjarjet më të rëndësishme nga Bullgaria, të shoqëruara me ngjarje të rëndësishme në komunitetet bullgare jashtë vendit.
Për çmimin për transmetim radiofonik, ose radioprojekt, ose projekt muzikor, ose projekt multimedial të BNR-së, është nominuar një ekip i "Radio Bullgarisë" për serinë e materialeve "Radio Bullgaria te bullgarët në... Shqipëri".Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Çdo vit në të njëjtën kohë” nga Bellosllava dhe Orlin Pavllov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:43 - Lajme 11:35- Kënga e ditës..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Bulevardi” nga Mihaill Bellçev i cili na prezanton Sofjen e parë përmes syve të tij. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:57 - Lajme..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Zhulieta” nga grupi i dashur Tangra. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:48 - Lajme 15:02- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë më 23 tetor 2025 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën “Kënga e Ditës” ju ofrojmë një pjesë shumë..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në rubrikën e së premtes “Kryevepra të kulturës muzikore bullgare” ju prezantojmë këngën “U..