Asambleja Kombëtare miratoi në lexim të parë ligjin e ri për Bankën Kombëtare Bullgare (BNB), i cili do të lejojë Bullgarinë të hyjë në Eurozonë. Qëllimi i tij është të sigurojë integrimin ligjor të bankës qendrore bullgare në Eurosistemin me futjen e euros si monedhë në vendin tonë. Ndryshimet e miratuara rregullojnë statusin e euros si njësi monetare, përcaktojnë modelin e faqes kombëtare të monedhave euro të këmbyeshme, lëshimin dhe tërheqjen nga qarkullimi, zëvendësimin dhe shkëmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro. Ligji krejtësisht i ri për BNB duhet të zëvendësojë atë që është aktualisht në fuqi me hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë. Shqyrtimi i dytë i ligjit është në pritje.
Belgjika dhe Holanda do të transferojnë falas 7 minapastruese të tipit “Tripartite” në Bullgari, raportoi Naval News, duke cituar Ministrinë belge të Mbrojtjes. Vendimi u miratua nga qeveria belge më 12 shtator. Kushti është që Bullgaria të..
Pronari rus i një anijeje mallrash që transportoi nitrat amoniumi që shkaktoi një shpërthim shkatërrues në portin e Bejrutit në vitin 2020 është arrestuar në Bullgari. Igor Greçushkin kërkohet nga Interpoli së bashku me kapitenin e anijes,..
Partneriteti ekonomik u diskutua në një takim midis Presidentit Rumen Radev dhe Zëvendësministrit kinez të Tregtisë Lin Ji. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të një delegacioni kinez të biznesit, i cili po viziton Sofjen për sesionin e 18-të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..