Galeria e artit në Dobriç fton artdashësit të rizbulojnë autorë bullgarë për të cilët viti 2024 është viti jubilar, njoftoi BTA. Instituti i kulturës në ekspozitën e tij të parë të vitit të titulluar "Përvjetorët" prezanton nëntë artistë bullgarë me 27 vepra nga fondi "Pikturë".
Krijuesit kanë lindur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të dhe veprat e tyre shquhen me një stil të ndritshëm individual dhe prani të konsiderueshme në jetën artistike të vendit. Edhe pikturat e tyre kanë një kontribut të padiskutueshëm në artin figurativ bullgar. Pikturat e përzgjedhura për ekspozitën përfshijnë tre dekada - vitet '60, '70, '80 të shekullit të kaluar - një periudhë interesante dhe komplekse në zhvillimin e artit figurativ bullgar.
Deri më 5 shkurt, vizitorët mund të shikojnë veprat e Stojan Venev, Vasill Stoillov, Dillo Dillov, Vasill Vëlev, Veliko Vëllçev, Vasill Viçev, Cvjatko Doçev, Nikolla M. Daskallov dhe Petër Doçev.
Foto: BTAMë 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..
24 shfaqje të artistëve ndërkombëtarë dhe bullgarë, 15 punëtori cirku për fëmijë dhe të rritur, dy koncerte dhe një ekspozitë - "Mbretërit e Magjisë", presin banorët dhe mysafirët e Sofjes nga 2 deri në 5 tetor në kuadër të edicionit të ri të..
Poeti dhe autori i haikut nga Plovdivi, Vlladislav Hristov, fitoi çmimin e madh në konkursin ndërkombëtar të haikut të organizuar nga Muzeu Memorial i..
Ministri i Kulturës Marian Baçev hapi një stendë bullgare në Panairin e 77-të Ndërkombëtar të Librit në Frankfurt. Ministrat shprehën mirënjohje për..