Galeria e artit në Dobriç fton artdashësit të rizbulojnë autorë bullgarë për të cilët viti 2024 është viti jubilar, njoftoi BTA. Instituti i kulturës në ekspozitën e tij të parë të vitit të titulluar "Përvjetorët" prezanton nëntë artistë bullgarë me 27 vepra nga fondi "Pikturë".
Krijuesit kanë lindur në gjysmën e parë të shekullit të 20-të dhe veprat e tyre shquhen me një stil të ndritshëm individual dhe prani të konsiderueshme në jetën artistike të vendit. Edhe pikturat e tyre kanë një kontribut të padiskutueshëm në artin figurativ bullgar. Pikturat e përzgjedhura për ekspozitën përfshijnë tre dekada - vitet '60, '70, '80 të shekullit të kaluar - një periudhë interesante dhe komplekse në zhvillimin e artit figurativ bullgar.
Deri më 5 shkurt, vizitorët mund të shikojnë veprat e Stojan Venev, Vasill Stoillov, Dillo Dillov, Vasill Vëlev, Veliko Vëllçev, Vasill Viçev, Cvjatko Doçev, Nikolla M. Daskallov dhe Petër Doçev.
Foto: BTANga data 12 shtator deri më 5 nëntor 2025, në ndërtesën qendrore të Muzeut Historik Rajonal në Pazarxhik, prezantohet ekspozita digjitale fotografike “Besarabia – burim i bukurisë dhe atdhedashurisë”, organizuar nga Shoqata për Lidhje me Bullgarët e..
Në qytetin nën kodrat – Plovdiv, nga 10 deri më 21 shtator do të zhvillohet edicioni i 29-të i Festivalit Teatror "Skenë në Kryqëzim". Programi përfshin 18 shfaqje, mes të cilave vepra klasike dhe bashkëkohore si: "Hamleti", "Macja mbi çatinë e..
Banorët e vegjël dhe të mëdhenj, si dhe mysafirët e Sofjes, mund të bëhen pjesë e jetës letrare të kryeqytetit, të takohen me botën e librave dhe të zbulojnë autorë e frymëzime të reja në kuadër të një ngjarjeje letrare popullore, të organizuar nga..
Aleksandra-Joana Aleksandrova – aktore, këngëtare dhe modele me pamje mbresëlënëse, talent muzikor dhe prani të fortë skenike, ishte në Sofje në fund të..