Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër zakonet popullore më të nderuara. Nuk ka të dhëna të sakta se kur ka filluar tradita në qytet, por sipas përshkrimeve të një historiani vendas, të moshuarit ua transmetonin kujtimet më të rinjve dhe kështu e ruajtën zakonin brez pas brezi.

Përgatitja, natyrisht, fillon shumë më herët, thotë Hristina Manova nga Muzeu Historik Rajonal në Razlog në një intervistë për Radio Bullgarinë.

"Disa muaj më parë qepen rroba të veçanta për fëmijën apo foshnjën. Gjithashtu përgatitet kostumi i rëndë festiv për gjyshen, i cili është jashtëzakonisht solemn, i ruajtur sigurisht ndër vite. Ka një veshje specifike që gjyshja vesh në këtë ditë.Në kokën e gjyshes vendoset një stoli metalike, mbi të cilën vendoset shamia."


Ndjenja e veshjes festive është e papërshkrueshme, thekson Hristina Manova, e cila uron që të gjithë ta presin këtë gëzim në shtëpinë e tyre.

"Sepse gratë që vazhdojnë të veshin këtë veshje edhe sot e kësaj dite rrezatojnë një ndjesi festive, solemnitet dhe shpresojmë që kjo traditë të ruhet, sepse është gjëja që i kthen njerëzit në të kaluarën, tek rrënjët dhe në këtë mënyrë ndërton dhe të ardhmen."


Vetë rituali fillon me larjen e duarve nga gjyshja, e cila ndihmonte në lindjen e fëmijëve. Sipas traditës, nëna e re, së bashku me vjehrrën, shkonte te gjyshja mami për të larë ritualisht duart e saj me ujë të pastër nga mali Pirin, të hedhur në një enë balte, me një dekorim të veçantë:


"E gjithë kjo shoqërohet me fjalë të veçanta me të cilat gjyshja i dërgon urime babinçeto-s - vazhdon rrëfimin Hristina Manova dhe shpjegon: - Ky është emri i fëmijës që ka lindur pas 21 janarit. Nusja e re i dhuron gjyshes një peshqir, një shall, një kallëp sapuni dhe dhurata të tjera interesante. Nga ana tjetër, gjyshja i dhuron fëmijës së vogël çorape që i ka thurur vetë - të kuqe nëse është vajzë dhe blu nëse është djalë. Pas kësaj fillon pjesa e dytë e traditës, e cila ruhet ende në Razlog. Kjo është vallja e gjyshes, për të cilën mblidhen në sheshin e qytetit të gjitha gjyshet, me nipër të lindur pas 21 janarit të një viti më parë."


Vallja e gjyshes është një valle e rëndë e veçantë, në të cilën gjyshet kërcejnë me nipërit e mbesat e tyre, të vendosura në një copë në shpinë, duke përdorur fjalë dhe nofka të caktuara. Kjo traditë e ruajtur edhe sot e kësaj dite ka bërë që për gjyshet të ketë një respekt të veçantë në Razlog, bashkon familjet dhe ruan vlerat patriarkale.

Vitet e fundit në festime është përfshirë edhe gjyshi. I veshur në mënyrë festive edhe ai kapet pranë gjyshes në vallen e sheshit qendror për të qenë pjesë e festës.


"Pavarësisht se si do të jetë moti, i ftohtë apo me shi, nëse fëmija është i vogël, nëse ka lindur 20 ditë më parë apo një muaj më parë, nuk ka rëndësi – thekson Hristina Manova. - Në valle marrin pjesë të gjitha gjyshet me nipërit dhe deri më tani asnjë fëmijë nuk është sëmurë për shkak të Babinden. Edhe këtë vit, përgatitjet po vazhdojnë me ritëm të plotë dhe dua të ftoj të gjithë dëgjuesit e Radio Bullgarisë në Babinden në Razlog më 21 janar."


Foto: Facebook/ Rrënjët Bullgare, Bashkia Razlog

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra kulturore “G. S. Rakovski - 1927”

Bullgarët e Banatit nga Gostilja i mirëpresin turistët gourme me kënaqësi kulinare dhe tradita të gjalla

Historia e fshatit Gostilja është njëkohësisht një udhëtim nëpër kohë dhe një takim me një komunitet të vogël katolik që arriti, pavarësisht ndryshimeve të historisë, të ruajë identitetin dhe besimin e tij. Fshati ndodhet në Bullgarinë..

botuar më 25-10-26 8.05.PD

Doc. Natalija Rashkova: Globalizimi është arsye për interes shtesë ndaj identiteteve

“Folklori është një nevojë për njeriun dhe kjo nevojë ndoshta nuk do të zhduket kaq lehtë”, është e bindur doc. dr. Natalija Rashkova – etnologe dhe folkloriste, pedagoge universitare dhe studiuese me kontribut të dalluar në kërkimin e folklorit..

botuar më 25-10-16 3.15.MD
Facebook/Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Japoni

Në Tokio do të qëndisin motive tradicionale bullgare

Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për qëndismat bullgare më 19 tetor 2025. "Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një seminar qëndisjeje të organizuar..

botuar më 25-10-12 5.00.PD