Pas ditës së javës vjen një festë. Për ata që punojnë në Radion Kombëtare Bullgare, kjo është 25 janari - një ditë bilanci, kënaqësie profesionale dhe ...çmimesh. Në një ceremoni zyrtare më 25 janar në mbrëmje do të mësojmë se kush do ta marrë statujën “Sirak Skitnik” – një nga nderimet më prestigjioze gazetareske në vendin tonë, të prezantuar nga radioja publike. Radio Bullgaria ka tre nominime për çmimet e këtij viti.
Por për ne, gazetarët e medias publike shumëgjuhëshe, shpërblimi më i madh është besimi dhe dashuria e miqve tanë të shumtë nga të gjitha anët e botës.
Me rastin e festës sonë, dëgjues dhe lexues besnikë të Radio Bullgarisë na kontaktuan për të na mbështetur dhe për të shprehur mirënjohjen e tyre që na kanë.
Shihni videon:
"Si një bullgare që jetoj jashtë vendit, nuk mund të mos ju falënderoj për mbulimin e të gjitha nismave tona, siç është Festivali i Kulturës dhe Arteve në maj. Ju jeni gjithmonë të parët që tregoni për aktivitetet tona për kulturën, shkencën, për shkollat tona. Këtu, në Vegas, kemi dy shkolla të së dielës dhe një trupë të re teatrore për talentet më të rinj - "Xhuxhët në sirtarë". Ju uroj që në 2024 të vazhdoni të krijoni dhe frymëzoni. Dhe të mbeteni media më profesionale dhe pozitive në Bullgari. Faleminderit se ekzistoni!"
Sipas Veneta Nenkovës, kulturologe, gazetare dhe drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës "Ilija dhe Asen Pejkovi" në Romë, gazetarët e Radio Bullgarisë mbrojnë natyrën publike të medias në të cilën punojnë me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Sepse:
"Të jesh gazetar nuk do të thotë të jesh ndërmjetës në transmetimin e informacionit. Një gazetar i mirë është studiues, artist, poet, kërkues i vlerave shpirtërore dhe edukator. Ja, të gjithë këta janë kolegët e Radio Bullgarisë. Dhe sinqerisht shpresoj që bashkëpunimi i mediave tuaja me komunitetet bullgare të mos prishet, sepse kjo është lidhja jonë e gjallë me tokën amtare, të cilën e duam, e nderojmë dhe e mbajmë thellë në zemrat tona”.
Një pasqyrë e bullgarëve jashtë vendit dhe barometër jetik i diasporës bullgare përtej kufijve – Kjo sipas drejtoreshës së shkollës bullgare "Vasill Levski" në Saarbrücken të Gjermanisë, Evelina Avramova, e cila është edhe zëdhënëse e Shoqatës së shkollave bullgare jashtë vendit, është Radio Bullgaria. Dhe me shume:
"Përmes jush përjetojmë çdo gëzim bullgar, përmes jush mësojmë shumë më tepër për njëri-tjetrin. Faleminderit për punën tuaj profesionale dhe për gjithçka që keni bërë deri më tani. Vetëm regjistrimet, që keni zbatuar në shkollat bullgare jashtë vendit – vetëm kjo është shumë! Ju duam, ju vlerësojmë dhe kemi nevojë për ju!"
Me Radio Bullgarinë vendosi kontakt edhe Elka Ruskov, Konsull nderi i Bullgarisë në Uashington dhe bashkëkryetarе е Qendrës Bullgare për Kulturë dhe Trashëgimi në Seattle, SHBA, me mesazhin e mëposhtëm:
“Dua të përgëzoj ekipin e Radio Bullgarisë për lajmet aktuale, profesionalizmin, entuziazmin е tyre, sidomos gjatë vitit të fundit të punës së bashku. Përmes jush komuniteti bullgar në Seattle informohet në mënyrën më të shpejtë për ngjarjet e fundit lidhur me jetën e diasporave tona nëpër botë dhe në atdhe. Faleminderit shumë dhe shihemi së shpejti!”
Lexoni më tepër:
Të nderuar miq, në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Akull" në interpretim të Megi Danovës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.41 - Lajmet 11.29 - Kënga..
Gëzuar festën të gjithë miqve tanë që festojnë sot! Gëzuar festën të gjithëve që mbajnë emrin e Shën Nikollës! Në fillim të programit tonë më 6 dhjetor 2024 do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën..
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni një interpretim nga Bojka Prisadova, perla e Rodopeve bullgare. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:27 - Lajme 11:31 - Kënga e..