Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasiguria gjeopolitike dhe kërkesa e reduktuar ndërkombëtare po zvogëlojnë PBB-në

Foto: BGNES

Rritja reale e prodhimit të brendshëm bruto (PBB) në Bullgari për vitin 2023 do të jetë 1,8% krahasuar me 3,9% në vitin 2022. Rritja përcaktohet kryesisht nga rritja e konsumit privat dhe eksporteve pozitive neto. Ndryshimi i inventareve ka një ndikim të rëndësishëm negativ në aktivitetin ekonomik. Këto janë pritjet e analistëve të Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), të regjistruara në botimin e fundit tremujor "Parashikimi Makroekonomik".

Krahasuar me parashikimin e nëntorit, BNB pret rritje më të ulët të PBB-së në 2024 dhe 2025. Në atë kohë, BNB priste që rritja ekonomike e Bullgarisë të ishte 1.9% në 2023, 2.7% në 2024 dhe 2025 – 3.6%. Për shkak të pasigurisë gjeopolitike dhe një tkurrje të pritshme të kërkesës për mallra dhe shërbime bullgare, parashikimi i janarit është që PPB të rritet në 2.5% në 2023 dhe në 3.4% në 2025.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çmimi i gazit rritet me 7,97 për qind

Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit miratoi çmimin e gazit natyror për muajin janar me vlerë 81,94 leva/MWh, pa taksat. Pavarësisht se çmimi i miratuar prej 81,94 levash (rreth 40.97 euro)/MWh është më i lartë se çmimi për dhjetorin me 7,97%, ai..

botuar më 25-01-01 6.16.MD

Në fund të dhjetorit, klima e biznesit në vend përmirësohet

Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..

botuar më 24-12-31 10.45.PD

Dimitër Gllavçev: Në mes të janarit Bullgaria do të përmbushë kriterin e fundit për hyrjen në eurozonë

Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...

botuar më 24-12-23 4.17.MD