Një grup bullgarësh patriotë në Londër botoi një "Përmbledhje historike të matematikës". Nismëtarët thonë se janë frymëzuar nga ideja e Hristo Botevit, e cila megjithatë nuk e pa dritën e diellit për një sërë arsyesh. Teksti shkollor u prezantua në ambasadën bullgare në Londër dhe ditë më parë autorët e rinj, të bashkuar nga dashuria e tyre e vërtetë për Bullgarinë, themeluan shoqatën e tyre "Testament".
Ideja për koleksionin lindi krejt rastësisht. Një ditë, të rinjtë që jetojnë në kryeqytetin britanik u bie në dorë një artikull për Hristo Botevin, i cili tregon për planin e tij për të hartuar problema matematikore me fakte nga historia bullgare. Ky libër i ri ndihmës do të jetë dhuratë për fëmijët bullgarë në shkollat e së dielës jashtë vendit.
Mes hartuesve të koleksionit ka edhe historianë bullgarë. Njëri prej tyre është Prof. Andrej Andreev nga Universiteti Veliko Tërnovo. "Këtu përdoret një metodë nga Rilindja jonë. Qëllimi është të stimulohet interesi jo vetëm për matematikën, por edhe për të kaluarën e Bullgarisë", thotë Prof. Andreev për BNR-"Horizonz" dhe shtoi: "Ne kemi bërë shumë përpjekje, kemi pasur dhe mosmarrëveshje. Ne u përpoqëm të japim besueshmëri historike. Bullgarët jashtë i bashkon dashuria dhe interesimi për gjithçka bullgare - histori, kulturë dhe gjendja aktuale. Ata ua përcjellin edhe fëmijëve të vet. Gjithçka është vullnetare.".
Foto: 24may.bgPërgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i votuesve pritet të jetë i njëjtë, rreth 130. Por bullgarët e Maqedonisë së Veriut u ngopën me votimin e..
“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të..
Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20..
“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e..
Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për..
Interesimi për zgjedhjet për Parlamentin bullgar dhe Parlamentin Evropian në Maqedoninë e Veriut është i njëjtë si në zgjedhjet e mëparshme - numri i..