Canko Cankov, i cili mori pjesë në maratonat më të vështira të notit në botë Oceans Seven, është nominuar në kategorinë "Burri i Vitit" në renditjen e Shoqatës Botërore të Notit në Ujë të Hapur - WOWSA. Nominimi vjen pasi Canko notoi Ngushticën e Katalinës në SHBA në gusht 2023, raportoi BGNES.
Cankov është bullgari i parë që përfundoi me sukses dy maratonë noti në botë, një nga më të vështirat në planet - Ngushticën e Gjibraltarit nga Evropa deri në Afrikë dhe Katalina në Oqeanin Paqësor. Këtë vit në prill notari do të nisë maratonën 27 km nga Oceans Seven në Ngushticën Cook në Zelandën e Re. Në tetor ai do të marrë pjesë në maratonën më të gjatë të notit në botë me një gjatësi prej 47 km në vijë të drejtë, midis ishujve Molokai dhe Oahu (pjesë e arkipelagut Havai).Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i..
Hristo Cvetkov e fitoi për të pestën herë radhazi garën "Rrethi i Vitoshës", duke përmirësuar rekordin e vet personal. Ai përfundoi itinerarin..