Bullgaria dhe Turqia po krijojnë një grup ekspertësh "Energjia dhe Klima", puna e të cilit do të drejtohet nga ministritë e punëve të jashtme të të dy vendeve. Këtë e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare Maria Gabriel pas një bisede me ministrin e jashtëm turk Hakan Fidan, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Sofje.
"Bullgaria gjithmonë ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë rrugën evropiane të Turqisë," vuri në dukje Gabriel. “Bullgaria, e cila me pozicionin e saj gjeografik ka një rëndësi të madhe për projektet e transportit dhe energjisë, është një fqinj i besueshëm dhe një aleat i fortë i Turqisë”, theksoi i ftuari i cituar nga BGNES. Fidan theksoi se tregtia midis Bullgarisë dhe Turqisë ka kaluar 7 miliardë dollarë dhe synimi është të kalojë 10 miliardë, transmetoi BTA. Ministri i jashtëm turk theksoi se Turqia pothuajse të gjitha eksportet e saj drejt Evropës i kryen përmes Bullgarisë dhe se nga këtu kalon rruga kryesore për qytetarët turq që jetojnë në Evropë. Fidan gjithashtu theksoi se popullsia etnike turke në Bullgari është shumë e rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve.Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në..