Ditët e fundit të vitit të kaluar 2023, një nga piktorët më të mirë të grafitit në Bullgari Nasimo dhe ekipi i tij Fine Graff Art njoftuan në faqen e tyre në Facebook se do të dhurojnë të gjitha të ardhurat e marra rishtazi, nga riprodhimet dhe puna e tyre falas, për "institucione të ndryshme arsimore dhe të tjera që u shërbejnë drejtpërdrejt fëmijëve tanë - të ardhmes sonë”.
Stanisllav Trifonov, siç është emri i vërtetë i piktorit, premton të "dhurojë" talentin e tij në formën e muraleve, pikturave dhe bisedave, në mënyrë që fëmijët të rriten në një mjedis më të favorshëm, të rrethuar nga arti me një mesazh dhe stimuj për zhvillimin e potencialit të tyre krijues. Dhe nëse për brezin e bullgarëve më të moshuar vizatimet murale janë ende vetëm ato mbishkrime dhe slogane të shëmtuara në mure që nga fillimi i ndryshimeve në vendin tonë, atëherë duhet të pranojmë sinqerisht se në tridhjetë vitet e fundit muralet e rrugëve të Sofjes u bënë më laramane, më të bukura dhe mbresëlënëse - të denja për skenën botërore të artit të rrugës.
Këtë e dëshmon ekipi i ri i Sofia Graffiti Tour, i krijuar nga Cvetan Bizev dhe bashkëmendimtarë të tij. Në vitin 2016, ata filluan të organizojnë shëtitje nëpër rrugët e kryeqytetit bullgar për të treguar muralet dhe artin e rrugës. Turnetë vazhdojnë të mbahen edhe sot e kësaj dite, gjatë gjithë vitit, krejtësisht pa pagesë dhe në gjuhën angleze, në mënyrë që çdo i huaj të “shohë” fytyrën e vërtetë të qytetit tonë. Me kalimin e viteve, ideja e të rinjve u shndërrua në një organizatë kulturore që mbështet dhe organizon festivale të ndryshme, ekspozita, veprimtari, klasa të mjeshtërve dhe shfaqje filmash në mbështetje të muraleve vendore. Prej disa ditësh, ëndrra e tyre më e madhe u realizua. Doli nga shtypi antologjia e parë dygjuhëshe (në bullgarisht dhe anglisht) e artit të rrugës në Sofje për tre dekadat e fundit.
Titulli i librit është "Arti Urban i Sofjes" dhe gjurmon zhvillimin e muraleve në Sofje nga fillimi i viteve 90-të të shekullit të kaluar e deri më tani. Kjo është një përpjekje për të sistemuar të gjitha ngjarjet në këtë fushë - piktorët dhe lokacionet më të rëndësishme, se si këto vizatime përfshihen në nënkulturën e vendit në vitet e para të shekullit të ri dhe arrijnë lulëzimin më pas, me festivalet dhe muralet në shkallë të gjerë, që shohim sot. Ne vetë jemi adhurues të këtij arti për afro njëzet vjet dhe gjithmonë ka qenë ëndërr për ne që arti i rrugës dhe muralet në Sofje të kenë librin e tyre. Ideja është që libri të prezantohet edhe jashtë Bullgarisë” - tha Cvetan Bizev për Radio Bullgarinë.
Pikërisht për këtë arsye partneri ndërkombëtar për shpërndarjen e "Sofia Urban Art" është muzeu më i madh i muraleve dhe artit të rrugës në Evropë "Straat" në Amsterdam, Holandë. Botimi bazohet në kërkime shumëvjeçare, në koleksionin e pamjeve arkivore, në biseda të shumta me piktorë dhe organizatorë, si dhe në 600 imazhe të përzgjedhura me kujdes. Cvetan Bizev thotë se ishte shumë e rëndësishme të tregohen vepra dhe piktorë që për këtë lloj kulture në vendin tonë janë historikisht të rëndësishëm.
“Bullgaria disponon një pasuri të madhe të stileve dhe piktorëve rrugorë - vazhdon Bizev. - Kemi shumë përfaqësues që janë me famë botërore dhe në këtë drejtim vendi ynë po zhvillohet paralelisht me muralet dhe artin e rrugës nëpër botë. Nga pikëpamja e sigurimit të infrastrukturës për vizatim, duhet të theksojmë se në vitin 2023, për herë të parë në Sofje, u vendos një mur mbi të cilin pikturimi i muraleve lejohet administrativisht. Lokacione të ngjashme ka në Plovdiv dhe qytete të tjera për një kohë të gjatë dhe shpresoj që vende të tilla të shfaqen gjithnjë e më shumë. Unë personalisht mendoj se çdo lagje duhet të ketë galerinë e saj të rrugëve.”
Arti i rrugës nuk ka domosdoshmërish një kontekst social dhe politik, beson Cvetan Bizev. Por ai është i bindur se ky lloj arti po hyn gjithnjë e më shumë në imazhin e një qyteti.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: sofiagraffititour.com, FB / Sofia Graffiti Tour
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..